Rama: Nuk duam të vuajmë jashtë BE-së

Rama: Nuk duam të vuajmë jashtë BE-së

Kryeministri Edi Rama ka komentuar serish deklaratën e ministrit të Drejtësisë Majkëll Gove për të ndjekur rrugën e Shqipërisë për të dalë nga Bashkimi Europian dhe krijimin e një konfederate britaniko-ballkanike .

Kësaj radhe nga Sky News, Rama ndër të tjera deklaron se Shqipëria dhe shqiptarët duan të jenë pjesë e Bashkimit europian.

“Fillimisht e dëgjova këtë nga dikush në zyrën time dhe mendova do jetë ndonjë shaka. Duke njohur inteligjencën e Gove, ishte e papritur dhe e çuditshme për mua që zoti ai të bënte thirrje për krijimin e kësaj konfederate apo edhe të deklaronte se Shqipëria nuk do te jetë pjesë e BE. Shqipëria dhe shqiptarët duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian dhe ne nuk duam të vuajmë jashtë tij”, theksoi Rama

 

Frikën e dyndjes së shqiptarëve në Britani Rama iu përgjigj. “Pyesni gjermanët, francezët, danezët e të tjerët, nëse ata kanë parë qiejt e tyre të pushtuar nga ‘shqiponjat e zeza shqiptare’, duke u ndalur atje e duke sulmuar popullatën. Kjo është e pakuptimtë, tërësisht e pakuptimtë. Nuk e imagjinoj dot, sesi shoqëria juaj mund të orientohet në këtë debat shumë fëminor”, tha Edi Rama. /Telegrafi/

Previous Grabovci: Azem Syla nuk është arratisur
Next Gjykata e Apelit konfirmoi: 14 vjet burg për djalin që e vrau maturantin në Gjorçe Petrov

About author

You might also like

Haradinaj: Do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut, mësimdhënësit e ’90-ve ishin shtylla e rezistencës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha të mërkurën se njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka një rëndësi të veçantë. Haradinaj tha se gjatë ditëve në vijim

Kadri Veseli në postin e kryetarit të PDK-së pritet të zgjidhet

Kadri Veseli është i pakonkurrueshëm në postin ekryetarit të PDK-së, në konventën e jashtëzakonshme më 7 maj. Deri më tani asnjë kandidat nuk ka shprehur interesim për ta sfiduar aktualisht ushtruesin

Jep dorëheqje kryeministri Ahmet Davutoglu

Ajo që ishte paralajmëruar prej mediave për një tensionim të situatës mes Ahmet Davutoglus dhe Rexhep Taip Erdogan, duket më se e qartë tani. Kryeministri turk sapo dha dorëheqjen e

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply