Yjet që s’arritën ta kryejnë shkollën

Edhe pse arsimimin nuk duhet barazuar me inteligjencën, shumica e njerëzve janë të befasuar kur dëgjojnë se disa nga aktorët më të mëdhenj të Hollivudit nuk e kanë përfunduar shkollën e mesme. Ata janë të talentuar, të bukur dhe të lumtur, por nuk janë të arsimuar. Lexoni, se cilët janë yjet më të famshëm që kanë fituar famë pa pasur diplomë:

Njëra nga aktoret më të bukura në botë, Catherine Zeta-Jones, nuk ka mbaruar shkollën e mesme. Catherine në moshën 15-vjeçare e ka braktisur shkollën, u zhvendos në Londër dhe iu përkushtua karrierës së aktrimit. Që në moshë të re kishte aktruar në teatrin lokal, duke e ditur se pikërisht aktrimi ishte profesioni i duhur për të. Megjithatë, nuk kishte hequr dorë plotësisht nga arsimimi, sepse ajo u regjistrua në shkollën e artit në Londër, por mbeti pa një diplomë të shkollës së lartë.Para se të fitojë rolin në filmin “The Godfather”, Robert De Niro, nuk ishte një yll. Ai jetoi në New York dhe ka qenë dy herë i regjistruar në shkolla private, por nuk u diplomua asnjëherë. Në vitin 1960, para ditëlindjes së tij të 17-të, Robert-i vendosi për të lënë shkollën dhe të ndjekë kurset në një studio aktrimi. Pak më vonë, me filmin e famshëm “Vito Corleone”, fitoi çmimin e parë të “Oscar”-it.

 

Kur bëheni një yll në moshën e fëmijërisë, arsimimi i lartë zakonisht nuk shkon së bashku me të. Dhe duke pasur parasysh se Drew Barrymore së pari u shfaq para kamerave kur ishte 11-muajshe, kurse në moshën 7-vjeçare kishte luajtur në filmin e popullarizuar “E.T”, është e qartë se ajo nuk ishte e destinuar për të përfunduar shkollën e mesme. Edhe pse në ditët rinore të saj ishte mjaft problematike, Drew arriti të nxirret nga ajo situatë dhe të gëzojë të gjitha përfitimet që ofron Hollywood-i.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.