​Kriza në Siri OKB: Rusia dhe SHBA të ndihmojnë në bisedimet për paqe

​Kriza në Siri OKB: Rusia dhe SHBA të ndihmojnë në bisedimet për paqe

I deleguari special i OKB-së për zgjidhjen e konfliktit të Sirisë, Staffan De Mistura, i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të përdorin influencën e tyre në nivelet më të larta, për të shpëtuar bisedimet për paqe, të cilat u braktisën javën e kaluar nga përfaqësuesit e opozitës siriane.

De Mistura deklaroi se kontributi i zyrtarëve të Washintonit dhe Moskës ka qenë i jashtëzakonshëm, por nënvizoi se kjo ecuri duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Përfaqësuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha gjithashtu se është shumë e nevojshme që një tjetër raund bisedimesh për paqen të mbahet brenda muajit Maj .

“Unë besoj se është mjaft e nevojshme që të thërrasim një raund të ri bisedimesh brenda muajit maj. Por gjëja më e rëndësishme është që të respektojmë marrëveshjen e armëpushimit. Si mund të ketë bisedime për paqe kur në lajmë flitet vetëm për bombardime. Një gjë e tillë është shqetësuese, por a mund ta imagjinoni se si ndihen vetë sirianët?”.

Më tej, De Mistura deklaroi se gjatë javëve të para të marrëveshjes, më pak se 10 sirianë humbisnin jetën çdo ditë, por tani, një viktimë regjistrohet në çdo 25 minuta. Ai tha se dhuna ë shtë rritur ndjeshëm përgjatë ditëve të fundit, teksa kërkoi respektimin e akordit të arritur disa muaj më parë. Ai kritikoi edhe bombardimin e një spitali që ndodhej pranë qytetit të Aleppos, prej të cilit mbetën të vrarë 20 qytetarë të pafajshëm.

Previous Presidenti i Real Madridit u takua me këtë lojtar të Barcelonës
Next Turqia diskuton heqjen e imunitetit për deputetët

About author

You might also like

SHBA armatoset deri në ‘dhëmbë’, strategjia për t’iu përgjigjur kërcënimit ruso-kinez

Duke cituar kërcënimet në rritje nga Kina dhe Rusia, Pentagoni pretendon një rritje të madhe të shpenzimeve ushtarake për vitin 2019 dhe i kërkoi Kongresit që të miratojë një buxhet

SULM NDAJ NJË GRUAJE ME MBULESË DHE VAJZËS SË SAJ NË GJERMANI

Një person në qytetin Mynih të Gjermanisë ka sulmuar një grua dhe vajzën e saj me mbulesë, raporton Anadolu Agency (AA). Në deklaratën nga policia e Mynihut thuhet se një

Turqia diskuton heqjen e imunitetit për deputetët

Një komision parlamentar në Turqi ka nisur të shqyrtojë një propozim të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila ka pushtetin, për t’iu hequr ligjvënësve imunitetin nga ndjekja penale. Ky

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply