Admirali Ferguson: Jemi të kënaqur me reformat e FSK-së

Admirali Ferguson: Jemi të kënaqur me reformat e FSK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim admiralin e Flotës Ushtarake Detare të SHBA-së, Mark E. Ferguson III.

Presidenti Thaçi u shpreh se Aleanca Veri-Atlantike mbetet çelës për stabilitetin në Kosovë dhe në rajon, duke shtuar se KFOR-i është institucioni më i besueshëm nga popullsia në Kosovë.

Ai tha se Kosova pret që të vendoset dialogu politik me NATO-n dhe të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me aleancën.

 

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka kryer reformat e nevojshme dhe është e gatshme për t’u shndërruar në ushtri, në një forcë multietnike. Forcat e Armatosura do të jenë të gatshme për programin Partneriteti për Paqe të NATO-s”, ka thënë ai.

I pari i vendit theksoi se nëntëdhjetë për qind e popullsisë së Kosovës është pro NATO-s dhe se duhet të shfrytëzohet ky momentum në mënyrë më proaktive, sepse secila vonesë në proceset e integrimeve i hap rrugë ideologjive ekstreme.

Ndërsa, Admirali i Flotës Ushtarake Detare të SHBA-së, Mark E. Ferguson III, tha se me përcaktimin për prioritetet institucionale, Kosova ka gjithnjë e më pak kërcënime për të cilat duhet të përgjigjet NATO.

Admirali Ferguson tha se janë me vend prioritetet që të forcohet sundimi i së drejtës, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar gjë që, sipas tij, nënkupton se ka gjithnjë e më pak kërcënime për të cilat duhet të përgjigjet NATO.

“Kjo është shenjë e mirë, e stabilizimit dhe normalizimit të Kosovës. Jemi të kënaqur me reformat e FSK-së”, tha admirali Ferguson.

Presidenti Thaçi tha në fund se Kosova është lider në rajon në luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.

“Kosova është shteti i vetëm në rajon që ka ndërmarrë hapa konkretë. E kemi miratuar legjislacionin që sanksionon pjesëmarrjen në konflikte të armatosura jashtë Kosovë. Kemi realizuar fushata të vetëdijesimit të opinionit publik që të mos mashtrohen nga organizata terroriste e kriminale të tilla si ISIS. Asnjë kosovar nuk i është bashkuar grupeve terroriste në gjashtë muajt e fundit”, tha presidenti Thaçi.

Previous A mund të dhembë fyti nga akullorja?
Next Thaçi: Lajmi i mirë për vizat, së shpejti

About author

You might also like

Greqia e preokupuar me probleme të tjera, emri nuk është në agjendën politike

Edhe pse në qarqet politike greke dhe mediat lokale çështja e emrit ditëve të fundit është temë aktuale, emri kushtetues i Maqedonisë nuk është në agjendën e politikës greke, së

Jep dorëheqje kryeministri Ahmet Davutoglu

Ajo që ishte paralajmëruar prej mediave për një tensionim të situatës mes Ahmet Davutoglus dhe Rexhep Taip Erdogan, duket më se e qartë tani. Kryeministri turk sapo dha dorëheqjen e

VIDEO E RRALLË: Torturat çnjerëzore nga policia serbe mbi demonstruesit shqiptarë në vitet e ’90-ta (Video)

Një video e rrallë që po qarkullon në internet tregon skenat e përdorimit të dhunës çnjerëzore të policisë serbe mbi demonstruesit shqiptarë në Prishtinë në fundvitet ’80 dhe fillimvitet ’90-ta.

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply