Gjykata e Apelit konfirmoi: 14 vjet burg për djalin që e vrau maturantin në Gjorçe Petrov

Gjykata e Apelit konfirmoi: 14 vjet burg për djalin që e vrau maturantin në Gjorçe Petrov

Gjykata e Apetlit e ka konfirmuar dënimin për Naser Eshtrefin i cili ishte i dyshuar për vrasjen e maturantit Angell Petkovski në maj të vitit 2014 në lagjen e Shkupit, Gjorçe Petrov, transmeton Portalb.

20 vjeçari Eshtrefi, do të mbajë 14 vjet burg, pasi që Gjykata i ka refuzuar ankesat.

Vrasja e maturantit Petkovski, ka ndodhur në maj të vitit 2014, kur ashtu siç njoftojnë nga Gjykata, Eshtrefi ia ka vjedhur biçikletën maturantit Petkovski. Petkovski bashkë me të atin e tij, Sasho Petkovski i janë vënë pas Eshtrefit, ndërkaq në “Kej” të Vardarit, në afërsi të spitalit të syve e kanë arritur, ndërkaq aty ka pasur një zënkë dhe si rezultat i asaj zënke, Eshtrefi e ka therur me thikë maturantin Petkovski.

Në fillim të procesit gjyqësor, Eshtrefi ka thënë që ndihet fajtor vetëm për vjedhjen, por jo edhe për ngjarjen e therjes, sepse ai e ka ditur se ata e kanë ndjekur, por nuk ka pasur qëllim që ta vret askënd, ndërkaq më parë nuk ka kryer asnjë vepër penale, transmeton Portalb.

Ai atëherë ka deklaruar se thikën nuk e ka mbajtur me vete, por e ka gjetur në lëndinë, përderisa maturanti me të atin e tij më parë brutalisht e kanë rrahur, transmeton Portalb.

Nga familja Petkovski kanë shpjeguar se atyre për të katërtën herë u është vjedhur biçikleta dhe për këtë arsye kanë vendosur të reagojnë dhe ta ndjekin vjedhësin, megjithatë babai i maturantit as që ka menduar se do ta humbë djalin. Angel Petkovski ka ndërruar jetë në duart e babit të tij.

Përndryshe vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilën e vandalizuan disa qindra banorë të së njëtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit Petrov.

Të njejtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptar.  Dëmet nga vandalizmi dhe huliganizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve. /Portalb
Previous Rama: Nuk duam të vuajmë jashtë BE-së
Next Todev: Ose ndryshim i marrëveshjes kolektive ose grevë!

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Muhamed Zekiri i thotë lamtumirë gazetarisë

Gazetari Muhamed Zekiri nëpërmjet një njoftimi në profilin e tij në “Facebook”, ka njoftuar se i jep fund karrierës së tij gazetareske. Për më shumë lexojeni statusin e tij: Pas

Maqedoni 0 Comments

Zaevi konfirmoi: Gruevski kërkon amnisti

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në një intervistë për DW ka shprehur se të gjitha ndodhitë e datës së 27 prillit dhe para saj në Kuvendin e Maqedonisë kanë

Maqedoni 0 Comments

Opozita i thotë JO zgjedhjeve pa zgjidhje

Zgjedhjet pa zgjidhje varrosin demokracinë. Media të lira dhe Listë e pastër e zgjedhësve janë komponentë kryesorë për të siguruar zgjedhje kredibile, të pranueshme nga gjitha palët. Këto janë përfundimet

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply