Turqia diskuton heqjen e imunitetit për deputetët

Turqia diskuton heqjen e imunitetit për deputetët

Një komision parlamentar në Turqi ka nisur të shqyrtojë një propozim të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila ka pushtetin, për t’iu hequr ligjvënësve imunitetin nga ndjekja penale.

Ky veprim thuhet se mund t’i hapë rrugë gjykimit të deputetëve pro-kurdë, nën akuzat për terrorizëm.

Komisioni ka nisur sot diskutimet për ndryshimet kushtetuese, të cilat janë propozuar pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Partinë Popullore Demokratike, se është krah i një grupi të jashtëligjshëm kurd.

Këto zhvillime vijnë në kohën kur është rritur dhuna në lindje të Turqisë, midis forcave qeveritare dhe rebelëve kurdë.

Armëpushimi midis tyre ka kolapsuar verën e kaluar.

Previous ​Kriza në Siri OKB: Rusia dhe SHBA të ndihmojnë në bisedimet për paqe
Next Rita Ora super seksi në të brendshme – kështu nuk e keni parë (Foto)

About author

You might also like

​Kriza në Siri OKB: Rusia dhe SHBA të ndihmojnë në bisedimet për paqe

I deleguari special i OKB-së për zgjidhjen e konfliktit të Sirisë, Staffan De Mistura, i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të përdorin influencën e tyre në

Pas 6 vitesh mosmarrëveshje diplomatike, Izraeli emëron ambasador në Turqi

Izraeli emëroi sot ambasadorin e tij në Turqi, i pari në këtë post prej vitit 2010, duke shënuar në këtë formë normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve pas 6 vite

Një avion rus dhe një amerikan shmangin përplasjen mbi Siri

Zyrtarët amerikanë thanë se një avion rus i është afruar shumë afër një avioni të koalicionit ndërkombëtar, i cili udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara dhe kryen sulme ajrore në Siri.

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply