Maqedonia e shënon Ditën ndërkombëtare të punës

Maqedonia e shënon Ditën ndërkombëtare të punës

Dita ndërkombëtare e punës që tradicionalisht festohet për nder dhe përkujtim të luftës së punëtorëve për avancimin e të drejtave të tyre, sot do të shënohet edhe në Maqedoni.

Lidhja e sindikatave të Maqeodnisë do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të punës me fushatë për organizimin dhe mobilizimin e anëtarësisë së re.

Fushata do të realizohet gjatë tërë vitit, ndërkaq do të fokusohet edhe në anëtarësim në sindikatat e punëtorëve të paorganizuar, dhënie të mundësisë institucionale për realizim të mbrojtjes kolektive dhe sigurimit të drejtësisë sociale, inkluzionit social, solidaritetit dhe të drejtave kolektive të siguruara të punëtorëve.

LSM edhe këtë vit do të kërkojë inkuadrim në të gjitha proceset të cilat çojnë drejt avancimit të dialogut social, më tepër dhe mëp të mira vende të punës, zbatim të demokracisë industriale, avancim të informimit dhe konsultimit, pjesëmarrje në menaxhimin ekonomik, avancim të procesit të negociimit dhe kontraktimit kolektiv, sigurim të kushteve për vende të punës të shëndetshme dhe të sigurta, rroga të sigurta dhe të rritura, barazi gjinore dhe ekonomike dhe sigurim i të drejtave të pasuruara sociale dhe standarde për të gjithë punëtorët.

Gjatë viteve të kaluara, duke filluar prej vitit 2010, me rastin e 1 Majit u organizuan fushata për sfera të caktuara nga mbrojtja e të drejtave të punëtorëve.

Si rezultat i asaj u inicuan dhe miratuan disa zgjidhje ligjore, siç janë Ligji për mobing, ndryshimet e Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe për herë të parë që nga pavarësimi i Maqedonisë Ligjin për rrogë minimale, me të cilin është konstatuar shuma më e ulët e rrogës e cila duhet t’u paguhet punëtorëve.

Dita ndërkombëtare e Punës është festë shtetërore në disa vende të botës. Në Maqedoni deri në vitin 2006 festohej më 1 dhe 2 maj, por prej vitit 2007, ditë jopune është shpallur vetëm 1 Maji.

Dita e punës festohet në shenjë respekti ndaj viktimave nga greva që është mbajtur prej 1 deri më 4 maj në vitin 1886 në Çikago, kur demonstruesit kërkonin vendosjen e orarit të punës prej tetë orëve. organizuesit e grevës ishin nxjerrë para gjykatës, ndërsa katër prej tyre u ekzekutuan. Tre vjet pas ngjarjeve në Çikago, në Kongresin e parë të Internacionales së Dytë që u mbajt në Paris në vitin 1889, është vendosur që çdo vit, më 1 maj, në përkujtim të punëtorëve nga Çikagoja, të mbahen protesta masive.

 
SHPËRNDAJE 

 
Facebook

 

 
Twitter

 

 

 

 
 
Previous Kriza politike, ndërkombëtarët mesazh të ri partive
Next “Sheshi Skënderbeu”, zvarriten punimet

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Maqedoni: Me diplomë, por jo gati për tregun e punës

Tregu i punës në Maqedoni tregon hendek të madh midis kërkesës dhe ofertës së fuqisë punëtore që me kalimin e viteve, shumë ngadalë po kapërcehet. Kompanitë në shtet për çdo

Maqedoni 0 Comments

Kryetari i Këshillit Gjyqësor në takim me përfaqësuesit e administratës gjyqësore

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, për sot ka caktuar takim me përfaqësuesit e administratës së gjykatave dhe të  Sindikatës së punëtorëve nga drejtoria, organet e jurisprudencës dhe të shoqatave

Maqedoni 0 Comments

​Sot është dita e parë e pranverës

Dita e parë e stinës së Pranverës po nis sot me 21 mars. Kjo ditë nisi me lindjen e diellit në orën 5:30. Pranvera do të zgjasë deri më 21

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply