Në këtë ishull turistik është e ndaluar të pihet në rrugë, qoftë edhe një shishe me ujë

Në këtë ishull turistik është e ndaluar të pihet në rrugë, qoftë edhe një shishe me ujë

Ishulli Ibiza që ndodhet në afërsi të Valencias së Spanjës, është një vend i famshëm turistik, ku shkojnë të rinj nga tërë bota.

Por, autoritetet në San Antoni, e kanë ndaluar të pihet në rrugë, transmeton Telegrafi.

Secili banor apo turist që kapet duke pirë nga shishja në rrugë, dënohet me 750 euro.

 

Ndalesa vlen në përgjithësi, pa marrë parasysh se çfarë është përmbajtja e lëngut: alkoolik, lëng i thjeshtë, e madje edhe ujë.

Ky hap është bërë për të reduktuar pijen e alkoolit, veçanërisht nga të rinjtë, që e konsumojnë jashtë lokaleve.

Mirëpo, kjo po konsiderohet e gabuar, meqë mund të ndikojë në reduktimin e vizitorëve, që vijnë kryesisht për të bërë jetë në natës. 

Previous Kjo është supervetura e “prodhuar” nga duart e një gjilanasi!
Next Milani ka një kërkesë për Real Madridin

About author

You might also like

Kuriozitete 0 Comments

Si t’i pjekin në mënyrë të përsosur gështenjat në furrë? (Video)

Është koha e gështenjave. Qoftë të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e parezistueshme, posaçërisht kur kërkojmë diçka që të na ngrohë. Duke shikuar këtë video, gatuani ëmbëlsirën

Kuriozitete 0 Comments

Biçikleta që mund të fluturojë (Video)

Colin Furze, ish hidraulik ka ndërtuar një pajisje të njohur si ‘hoverbike’, e cila është në formën e biçikletës, por që mund edhe të fluturojë. Furze e ka ndërtuar pajisjen

Kuriozitete 0 Comments

Nuk duhet të humbisni qiellin më spektakolar të shekullit!

Mbrëmjet e 13-të dhe 14-të nëntorit priten të jenë më të shndritshmet në 70-të vitet e fundit, pasi hëna do të jetë më e madhe dhe më e shndritshme se

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply