Financial Times: Ja kush është Beyoncé e Maqedonisë!

Financial Times: Ja kush është Beyoncé e Maqedonisë!

Gazeta londineze për biznes dhe ekonomi “Financial Times” me titullin “Gruaja luftëtare nga qyteti i vogël po dridh elitën maqedonase” e përshkruan prokuroren speciale Katica Janeva si “kamxhik për elitën e korruptuar maqedonase dhe ikonë e pazakontë e protestave gjatë kohës së krizës politike”.

Sipas gazetës “puna e Janevës është t’i ndjek figurat e larta politike që akuzohen për vjedhje zgjedhore”, por falja e presidentit faktikisht përjashton hetimet për “Titanik” dhe “Fortesa”.

“Financial Times” citon diplomat të huaj i cili thotë se falja e presidentit do të thotë se Janeva është e rrezikshme.

 

Prokurorja Janeva tha: “Nëse presidenti ka qëllim që të vazhdoj me faljet, do të jetë i zënë sepse nuk do të ndalemi ne asnjëherë”.

Prokurorja speciale ballafaqohet me shumë pengesa, mes të cilave edhe sigurimi i dëshmitarëve, ku shumica kanë frikë të bashkëpunojnë për shkak të mbikëqyrjes së përforcuar.

“Kjo mund të vështirësohet pasi Kosta Krpaç, dëshmitar, qëlloi veten me armë zjarri në gjoks” shkruan gazeta.

Gazeta e njëjta zbulon se në fillim, qarqet juridike kanë shikuar me pabesim ndaj prokurores së panjohur nga Gjevgjelia, e cila me buzëqeshke ka biseduar me raportuesin e “Financial Times” dhe ia zbuluar dashurinë e saj ndaj TV emisioneve muzikore siç është X-Factor.

“Por, shumë persona thonë se e kanë nënçmuar aftësinë e saj. Para një kafenesë në Shkup dy vajza të reja vrapuan të marrin autograf prej saj. Në Maqedoni ajo është si Beyonce” nënvizon raportuesi.

Në akuzat e presidentit se prokuroria e saj po keqpërdoret për pikë politike, ajo tha: “Nuk më interesojnë këto vërejtje. E bëj punën time”.

Previous Bie vlera e denarit, Maqedonisë i vjen edhe kriza e rëndë ekonomike
Next Hahn përmes Orav përcjell porositë deri tek liderët

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Reagim i LD-së për vendimin e presidnetit Ivanov

Lidhja Demokratike përmes kumtesës kërkoi të mbahet seancë urgjente e Parlamentit, ku do të hapet procedura për impiçment i presidentit Gjorge Ivanov për shkak të vendimit të tij të sotëm.

Maqedoni 0 Comments

Rreth 270.000 nxënës në Maqedoni, nesër e fillojnë vitin shkollor

Nxënësit nesër kthehen në bankat shkollore. Vitin e ri shkollor do ta fillojnë rreth 270.000 nxënës, prej të cilëve 188.000 filloristë dhe 80.000 nxënës të shkollave të mesme. Sipas të

Maqedoni 0 Comments

Kontigjent i ri i policisë çeke në kufirin e Maqedonisë

Kontingjent i ri prej 55 pjesëtarëve të policisë çeke do të sistemohen në Maqedoni dhe Serbi në suaza të misionit për ndihmë në sigurimin e kufirit lidhur me krizën migruese

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply