Raufi:Zaev te jet deshmitar i rastit "MONSTRA"!!!

Raufi:Zaev te jet deshmitar i rastit "MONSTRA"!!!

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, është i obliguar që të paraqitet në Gjykatë si dëshmitarë për rastin “Monstra”. Kështu vlerson për Zhurnal, avokati i njohur në Maqedoni, Naser Raufi. 

Sipas tij kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, do të ftohet si dëshmitarë poqëse deri atëher ne si palë mbrojtëse nuk i marrim dëshmitë dhe faktet që i posedojnë Zaev dhe Prokuroria Speciale. Kjo do të thotë se Zaev do të ftohet të dëshmojë në seancën publike, por kjo do të jetë si variantë rezervë e palës mbrojtëse. Rafu madje shton se për të dëshmuar lidhur me rastin “Monstra”, ata si palë mbrojtëse do të ftojnë edhe pjestarë të PSP-së, të cilët githashtu i posedojnë dëshmitë që dalin nga të ashtuquajturat “Bomba”, të cilët Zaev ua ka dorëzuar. 

“Nëqoftëse deri te seanca publike e Gjyqit suprem nuk i kemi këto prova atëherë në jemi të detyruar që ta propozojmë Zoran Zaevin si dëshmitar me qëllim që ai të tregojë se çfarë ka dëgjuar prej atyre bisedave që janë prezente në të ashtuquajturat bomba, pasiqë vet ka deklaruar se ka prova dhe është i sigurtë se të akuzuarit për rastin nuk janë fajtor. Por ne këtë e kemi si varijantë reserve. Nëse prokuroria speciale nuk involvohet, ne do të kërkojmë që edhe pjestar të Prokurorisë speciale të paraqiten si dëshmitar sepse edhe ata i posedojnë ato prova. Nëqoftëse ne nuk i marrim provat deri në seancën publike atëherë në këtë seancë ne do të kërkojmë që Zaev dhe pjestar të Prokurorisë Speciale të paraqiten si dëshmitar. Zaev është i obliguar juridikisht të paraqitet si dëshmitar dhe të dëshmojë. Ai është i obliguar të dëshmojë por Zaev e ka kryer obligimin e vet, sepse materialet që i ka poseduar i ka dorëzuar në prokurorinë speciale dhe rasti po shqyrtohet dhe po përpunohet atje”, ka deklaruar për Zhurnal, avokati Raufi.

Ndryshe, nga incidenti që ndodhi në vitin 2012, në afërsi të liqenit të Smilkovcës, u akuzuan pesë shqitpar nga Shkupi se qëndrojnë pas vrasjes së pesëfisht të të rinjëve maqedonas. Ish ministrja e policisë, Gordana Jankullovska, e cilësoi këtë aksion se bëhet fjalë për radikalist islamik, ndërsa gjykata në bashkëpunim me prokuroren Geshkovska, e cilësuan se bëhet fjalë për rastin “Monstra”. 

Aktualisht në burgjet e Maqedonisë qëndrojnë pesë shqiptarë që u akuzuan për këtë rast, mirëpo pala mbrojtëse ka bërë ankesë edhe tek Gjykata Supreme e Maqedonisë. Gjykata Supreme tani pritet të merrë vendim në lidhje me këtë rast. Skenari i parë është që të vërtetohet vendimi i shkallës së parë dhe shkallës së dytë të Gjykatës së Apelit dhe me këtë vërtetohet dënimi me burg të përjetshëm. 

Nga ana tjetër skenari i dytë i Gjykatës Supreme është që të shfuqizohet gjykimi dhe lënda të kthehet nga fillimi.

Previous D.u.d.a dhe Lyrical Son realizojnë klipin e ri (Video)
Next KSHZ do t’i kontrollojë votuesit nga Shqipëria të “paketuar” në banesa nëpër Maqedoni

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Evzoni vazhdon të jetë i mbyllur

Vendkalimi kufitar Evzoni, për shkak të grevës së bujqve grekë ende është i mbyllur për komunikacion, ndërsa vendkalimet Dojran dhe Mexhitli në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë janë të hapura.

Maqedoni 0 Comments

Maqedoni, vazhdon kontrolli i Listës Zgjedhore, janë hapur zyra shtesë

Kontrolli në Listën Zgjedhore (LZ) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor zhvillohet pa probleme në njësitet rajonale të KSHZ-së dhe në zyrat e komunave, si

Maqedoni 0 Comments

Propozohet shtyrje e zgjedhjeve pa datë të re

Në rend dite të seancës së 101­të të Kuvendit, që spikeri Trajko Veljanoski e konvokoi pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, me procedurë të

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply