Parlamenti do të mblidhet dhe votojë kundër vendimit të Ivanovit?!

Parlamenti do të mblidhet dhe votojë kundër vendimit të Ivanovit?!

Jo zyrtarisht, hapi i radhës për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni është që Parlamenti të sjell vendim me të cilën falja e presidentit do të bëhet e pavlefshme.

Me këtë partitë do të vërtetonin nëse interesat shtetërore me të vërtet po i vendosin para interesave partiake dhe personale të disa prej përfaqësuesve të tyre ose letrat që i kanë dërguar deri te Ivanovi janë vetëm maskë deklaruese për fshehjen e qëllimeve dhe motiveve tjera.

Përgatitja për thirrjen e seancës parlamentare, për mbajtjen e të cilës nuk ka asnjë pengesë juridike, pasi që mandati i deputetëve zgjat deri në zgjedhjen e përbërjes së re parlamentare do të llogaritet si test i fundit, nëse dhe tek të cila subjekte politike ekziston vullnet politik për dalje nga kriza dhe tek të cilat nuk ekziston.

Gjashtë ditët e ardhshme janë kyçe për t`u siguruar parakushte për ripërtrirjen e dialogut ndërpartiak edhe për zgjidhje konkrete, si dhe për revidimin e vendimit për zgjedhje me 5 qershor, duke e pasur parasysh atë se me 11 maj skadon afati në të cilën duhet që të dërgohen listat e kandidatëve për deputet.

Pas kësaj periudhe, nuk ka hapësirë për manovrime, dhe nëse deri atëherë nuk gjendet zgjidhje, Maqedonia në periudhën e ardhshme do të mund të përballej me sanksione ndaj individëve që do të llogariten si më përgjegjës për sabotimin e Marrëveshjes, gjegjësisht aktivitetet e të cilëve nuk çojnë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në vend, ose i shkelin interesat e shteti.

Previous “Revolucioni Laraman”, protesta në 7 qytete të Maqedonisë
Next BDI: Nëse s’ka zgjedhje më 5 qershor, e kthejmë Qeverinë me VMRO-DPMNE

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

00:00 – Këto janë rezultatet e fundit që KSHZ i ka publikuar (FOTO)

00:00 – KSHZ i ka përditësuar rezultatet prej zgjedhjeve të parakohshme, të cilat mund t’i shihni në formë grafike, njofton Portalb.  

Maqedoni 0 Comments

Ivanov: Qeveria e re do të vendosë për votën për Kosovën në UNESCO

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka deklaruar se votën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO do ta vendosë qeveria e re e Maqedonisë, që do të del pas zgjedhjeve të

Maqedoni 0 Comments

Orav: Institucionet t’u shërbejnë interesave të të gjithëve

Institucionet duhet t’u shërbejnë interesave të të gjithë qytetearëve, porositi euroambasadori Aivo Orav gjatë fjalimit në konferencën e sotme “Dita e integritetit ­ parandalim i korrupsionit dhe përpljasjes së interesave

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply