“Revolucioni Laraman”, protesta në 7 qytete të Maqedonisë

“Revolucioni Laraman”, protesta në 7 qytete të Maqedonisë

Lëvizja Civile “#Protestoj” sot do ta mbajë protestën e 16 të “Revolucionit Laraman”, kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që me 12 prill i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë nën hetime, njofton Portalb.

Tradicionalisht, protesta do të fillojë në ora 18:00 para godinës së PSP-së në Shkup, ku fillimisht do t’i jepet mbështetje këtij institucioni, ndërkaq organizatorët ende s’kanë njoftuar më pas për ku do të lëvizë marshuta, apo cili institucion do të jetë në shënjestër të “Revolucionit Laraman”.

Përveç Shkupit, nga Lëvizja Civile #Protestoj, kanë njoftuar se sot do të mbahen protesta edhe në:

  • Shtip – ora 18:00, Gjykata Themelore e Shtipit
  • Veles – ora 18:30, rreth-rrotullimi tek “Avona”
  • Tetovë, ora 19:00, Gjykata Themelore e Tetovës
  • Manastir, ora 19:00, Sheshi “Magnolija”
  • Strumicë, ora 19:00, përpara “Policisë së vjetër”
  • Gjevgjeli, ora 19:30, përpara Shtëpisë së Pensionistëve

Lëvizja Civile “#Protestoj” ka parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

“#Protestoj”, ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

Përndryshe, “Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën qytetarët në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë, objektet e Shkupit 2014, zyra e presidentit Ivanov, Qeveria e Maqedonisë, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dy përmendoret në formë luani të cilët gjenden në urën “Goce Dellçev”, në protestën e së mërkurës u gjuajtën me ngjyrë fotografia e Nikolla Gruevskit dhe Gjorge Ivanovit, ndërkaq dje u gjuajt objekti i Gjykatës Themelore Shkupi 1. 

Previous Nesër protestë e madhe në burgjet e Maqedonisë
Next Parlamenti do të mblidhet dhe votojë kundër vendimit të Ivanovit?!

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Parlamenti do të mblidhet dhe votojë kundër vendimit të Ivanovit?!

Jo zyrtarisht, hapi i radhës për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni është që Parlamenti të sjell vendim me të cilën falja e presidentit do të bëhet e pavlefshme. Me

Maqedoni 0 Comments

Edhe 654 policë të rinjë i bashkohen MPB-së

Në Qendrën për trajnim në Idrizovë sot pas trajnimit të suksesshëm njëvjeçar solemnisht janë promovuar 654 nëpunësit e rinj policorë, nga të cilët 143 janë gra. Duke iu referuar nëpunësve

Maqedoni 0 Comments

Maqedoni, çmime të reja të benzinave

Beniznat me pakicë nga mesnata do të rriten për gjysmë denarë, ndërkaq çmimi i dizelit do të ngelet i njëjtë, njofton Portalb. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi 

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply