Edhe Turqia pa viza! Përdori “refugjatët” në këmbim të liberalizimit

Edhe Turqia pa viza! Përdori “refugjatët” në këmbim të liberalizimit

Komisioni Europian i dha mbështetjen e tij marrëveshjes së lëvizjes së lirë me Turqinë, pasi Ankaraja kërcënoi të tërhiqej nga pakti i emigracionit. Në propozimin e paraqitur me këtë rast, krahu ekzekutiv i bllokut parashikon heqjen e vizave për turqit deri në fund të muajit qershor.
Lajmin e konfirmoi përmes një postimi në “Twitter”, Komisionerja europiane e Konkurrencës, Margrethe Vestager. “Komisioni Europian propozoi sot heqjen e kufizimit të vizave për qytetarët e Turqisë”, shkroi ajo në rrjetin social.
Që të hyjë në fuqi, marrëveshja duhet të marrë dritën jeshile të qeverive të BE-së dhe të Parlamentit Europian. Në momentin që aprovimi sigurohet, shtetasit turq do të kenë mundësinë e lëvizjes në 26 vendet e zonës së “Schengen”-it, me përjashtim të Britanisë dhe Irlandës, që kanë rregullat e veta për vizat.
Pakti u jep mundësinë turqve të hyjnë në shtetet e “Schengen”-it për 90 ditë me vizë turistike, ose për 180 ditë nëse bëhet fjalë për çështje biznesi. Nuk është ende e qartë, nëse do të kenë mundësinë e aplikimit për punë pa vizë në një vend të BE-së, shkruan TCH.
Turqia miratoi të hënën një projektligj, që u lejon greko-qipriotëve lëvizjen e lirë drejt saj, por u kujdes për çdo rast të sqaronte se, kjo nuk nënkupton njohjen e Qipros si shtet sovran. Deri në fund të prillit, Turqia nuk kishte përmbushur veçse gjysmën e kritereve të nevojshme për liberalizimin e vizave.
Previous Deri të premten marrëveshja për shtyrjen e zgjedhjeve në shtator ose tetor
Next Në mesnatë skadon afati për propozime për anëtarë të këshillave zgjedhorë

About author

You might also like

Grabovci: Azem Syla nuk është arratisur

Shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se deputeti Azem Syla nuk është arratisur. Ai ka thënë se Syla ka komunikuar me EULEX-in dhe se u ka

Ramush Haradinaj ka vetëm një qëllim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sot në Suharekë se parti që e drejton është e gatshme për zgjedhje dhe se qëllimi tyre është që të fitojnë. “Qëllimi ynë

PRITET REKOMANDIM POZITIV PËR LIBERALIZIM TË VIZAVE

Bashkimi Evropian pritet të japë rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për kosovarët. Mirëpo, Top Chanel raporton se si kusht do të vendoset një kuotë e posaçme, që nënkupton pezullimin

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply