LSDM kërkon zgjedhje më 2 tetor

LSDM kërkon zgjedhje më 2 tetor

LSDM ka bërë të ditur se java e parë e tetorit është datë e pranueshme për zgjedhje në Maqedoni. Sipas burimeve partiake jozyrtare, një ofertë e këtillë ka arritur nga “Bihaqka” në bisedimet me faktorin ndërkombëtar dhe OBRM-PDUKM, për tejkalimin e krizës.

Në pako me zgjedhjet të cilët do të duhej të mbahen në 2 tetor, opozita synon edhe tërheqjen e faljes nga Ivanov. Nga ana tjetër, qëndrimi i OBRM-PDUKM nuk ndryshon. Burime të larta ngapartia qeverisëse thonë se data e zgjedhjeve nuk është temë e cila mund të gjendet në tavolinën e negociatave, sepse shtyrja e tyre mund të thotë anashkalim i Kushtetutës, pozita me të cilatpartia nuk mund të pajtohet.

Sipas ekspertëve vendosja e këtillë e qëndrimeve lë zbrazëtirë të madhe midis partive, e vështirë mund të pritet të tejkalohet.
Partia opozitare mbrëmjen e djeshme përmes mediave ka shpërndarë informata që deri nesër pritet të ketë marrëveshje përfundimtare sipas të cilës do të pranoheshin të gjithë kërkesat e Zaev, respektivisht do të tërhiqej falja, do të thirrej Kuvendi, ndërsa zgjedhjet do të ishin mbajtur në mesin e vjeshtës.

Sipas ekspertëve, me veprime të këtilla, LSDM-ja është duke ngritur pozicione në prag të intensifikimit plotësues të bisedimeve, të cilat duhet të përfundojnë me një takim liderësh.
Në të gjithë këtë situatë, ekspertët thonë se rëndësi fiton BDI-ja, nga vendimi i së cilës, do të varen zgjedhjet e 5 qershorit. Një situatë më të qartë do të kemi sot, kur edhe përfundon afati i paraqitjes së listave të komisioneve zgjedhore. Ato parti që nuk do të paraqesin listë me emra, ato parti kuptohet se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Previous “Revolucioni Laraman”, sot protestohet në 10 qytete të Maqedonisë
Next Jep dorëheqje kryeministri Ahmet Davutoglu

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Edhe një tërmet dridhi Maqedoninë, më i fuqishëm

Pas tërmetit të mëngjesit, edhe një tërmet këtë herë më i fuqishëm dridhi Shkupin, në ora 15.10, njofton Portalb.mk. Sipas Qendrës Seizmike Evropiane, tërmeti ka qenë 5.1 shkallë, në thellësi prej

Maqedoni 0 Comments

Aksidenti i autobusit të Shkupit në Turqi, MPJ tregon inicialet e viktimës

Së paku një person ka humbur jetën, ndërkaq 38 janë lënduar në mesin e të cilëve edhe dy shoferët në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në

Maqedoni 0 Comments

Opozita i thotë JO zgjedhjeve pa zgjidhje

Zgjedhjet pa zgjidhje varrosin demokracinë. Media të lira dhe Listë e pastër e zgjedhësve janë komponentë kryesorë për të siguruar zgjedhje kredibile, të pranueshme nga gjitha palët. Këto janë përfundimet

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply