“Revolucioni Laraman”, sot protestohet në 10 qytete të Maqedonisë

“Revolucioni Laraman”, sot protestohet në 10 qytete të Maqedonisë

Sot është 5 maj! Sot është një vjet pasi e dëgjuam se si Nikolla Gruevski, Jankulloska, Mijallkov dhe bashkëpunëtorët e tyre u munduan të fshehin vrasje! Sot është një vjet prej kur policia më dhunë hyri dhe përdori dhunë ndaj studentëve në biblioteka! Sot është 5 maj! Ata janë të lirë, por ne jemi në këmbë!”, thuhet në njoftimin e sotëm të Lëvizjes Civile #Protestoj e cila, sot do të vazhdojë me “Revolucionin Laraman” ose protestat e përditshme kundër vendimit për falje të presidentit Gjorge Ivanov, njofton Portalb.

Protesta sot do të mbahen në:

  • Shkup – Përpara Prokurorisë Speciale, ora 18:00
  • Ohër – Te Çinari, ora 18:00
  • Koçan – Në parkun e qytetit, ora 18:00
  • Kriva Pallankë – Te piceria “Elit”, ora 18:00
  • Resnjë – te hotel “Kitka”, ora 18:00
  • Kumanovë – Përpara Gjykatës Themelore, ora 18:30
  • Radovish – te sheshi “Shën Spaso i Radovishit”, ora 19:00
  • Prilep – te “bina e gurit”, ora 19:00
  • Strumicë – Te Policia e Vjetër, ora 19:00
  • Gjevgjeli – Shtëpia e Penisonerëve, ora 19:30

Lëvizja Civile “#Protestoj” ka parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

“#Protestoj”, ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

Përndryshe, “Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën qytetarët në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë, objektet e Shkupit 2014, zyra e presidentit Ivanov, Qeveria e Maqedonisë, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dy përmendoret në formë luani të cilët gjenden në urën “Goce Dellçev”, në protestën e së mërkurës u gjuajtën me ngjyrë fotografia e Nikolla Gruevskit dhe Gjorge Ivanovit, objekti i Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe objekti i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Përveç protestës së 13 prillit, ku protestuesit arritën të futën në Zyrën Popullore të presidentit Gjorge Ivanov dhe ta demolojnë atë, protestat kryesisht kanë qenë të qeta dhe pa incidente. /Portalb

Previous Makineria gjermane përvesh duart për Maqedoninë, çfarë pritet?
Next LSDM kërkon zgjedhje më 2 tetor

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Nesër raporti i KE-së për Maqedoninë, pritet rekomandim i ri i kushtëzuar

SHKUP- Komisioni Evropian nesër do të publikojë raportet më të reja të progresit për vendet-kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian në procesin e zgjerimit, mes tyre edhe Republika e Maqedonisë.

Maqedoni 0 Comments

“Revolucioni Laraman” proteston kundër borxhit të ri

Nëpërmes rrjetit social facebook “Revolucioni Laraman” u bën thirrje qytetarëve për protestë për sot me fillim në ora 19:00, para hapësirave të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb. “Nuk ka drejtësi kur borxhi

Maqedoni 0 Comments

Debati për ribalancin fillon sot në Komisionin kuvendor amë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot fillon debati rreth ribalancit të Buxhetit për vitin 2016, i cili propozohet që të sigurohen mjete për dëmshpërblim të plotë të dëmeve nga përmbytjet

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply