Noizy merr kreun në Top List

Noizy merr kreun në Top List

Ndryshimet nuk kanë të sosur në klasifikimet javore të “Top List”, por e vetmja gjë që s’ndryshon këtë javë është që majën e hit-listës e zotërojnë meshkujt.

Ledri Vula lëshon “fronin e mbretit” dhe pozicionohet në vendin e dytë me “King”. I pari është sërish Noizy, me “Grande”; Duda dhe Gold AG fitojnë dy pozicione dhe renditen të tretët me “Hajde”.

E vetmja hyrje e re e javës është kënga e sapo publikuar e Capital T dhe Granit Dergutit, me titull “Thirrëm n’telefon” që renditet në vendin e 18-të, transmeton TCH.

 

Humbësit e mëdhenj të klasifikimit javor janë DJ Dalool dhe Ardian Bujupi, të cilët nuk janë më pjesë e listës; NRG Band dhe DJ Aldo zbresin 13 pozicione më poshtë, duke prekur vendin e 16-të. Të njëjtin fat ka pësuar dhe “Ajo” e Brunos, që javën e shkuar ishte në vendin e dytë.Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 22-të të “The Top List”, Top Awards:

1. Noizy – Grande
2. Ledri Vula – King
3. Gold AG ft. D.U.D.A. – Hajde
4. Noizy ft. Varrosi – Shut the place down
5. Alban Skenderaj – Une dhe Ti
6. Era Istrefi – Bonbon
7. Mc Kresha ft Gjurmet – Era
8. Capital T – Hitman
9. Ledri Vula – SRMN
10. Enca – Dreq
11. Nora Istrefi – Sa t’kom dasht
12. 2Ton – Ta fali jeten
13. 2Po2 ft. Flori – Gone Girl
14. Kida ft. Ermal Fejzullahu – Mi Amore
15. Bruno – Ajo
16. Nrg Band ft. Dj Aldo – Mos u ndal
17. Dhurata Dora – Numrin e Ri
18. Capital T ft. Granit Derguti – Thirrem n’telefon
19. Dafina Zeqiri ft. Mixey – Liri
20. Alban Ramosaj – A me Do

Previous E gjithë bota përdor këngën e Erës për të kërcyer
Next Nga këta telefona të vjetër, mund të përfitoni mjaftë para (Foto)

About author

You might also like

Showbiz 0 Comments

Era Istrefi triumfon në EBBA, artistja e re evropiane më e suksesshme e vitit (Foto/Video)

Këngëtarja Era Istrefi ka triumfuar në European Border Breakers Awards (EBBA), duke arritur të rrëmbejë çmimin e parë si artistja më e suksesshme evropiane nga të rinjtë, suksesi i së cilës

Showbiz 0 Comments

Dua Lipa shkruan historinë, arrin një miliard klikime me “New Rules”

Superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, po feston suksesin e radhës gjigant të saj. Bukuroshja nga Prishtina vitin e kaluar kishte një prej viteve më të mira në karrierë.

Showbiz 0 Comments

Premierë: Ingrit Gjoni publikon këngën dhe videoklipin e ri “Sa më larg” (Video)

Këngëtarja Ingrit Gjoni ndonëse ka kohë që nuk ka qenë edhe shumë aktive në muzikë, së fundmi ka vendosur të rikthehet, duke publikuar këngën e saj më të re “Sa

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply