Kambovski- Veljanovskit: Shteti po shpërbëhet

Kambovski- Veljanovskit: Shteti po shpërbëhet

Akademik Vllado Kambovski i ka bërë thirrje kryeparlamentarit Trajko Veljanovski të mos i komplikojë punët dhe menjëherë të thirre përbërjen parlamentare, sepse në këtë moment përgjegjësia për ardhmërinë e shtetit është personalisht e tij, transmeton Portalb.

Në një deklaratë për “sakamdakazham”, Kambovski ka paralajmëruar Veljanovskin se po e sjell Maqedoninë në një gjendje të rrezikshme, që të shpërbëhet.

Sipas tij, Veljanovski është i detyruar që ta tërheq vendimin për zgjedhje sepse nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor.

“Pse po e komplikoni punën me zgjedhjet? Nuk ka nevojë. Vjen 5 qershori, fushata e partisë së vetme do të fillojë, do të nisin njerëzit të rrahën rrugëve. Do të krijohet kaos. Përgjegjësia për ta tërhequr vendimin është personalisht e juaja”, i drejtohet Kambovski kryeparlamentarit Veljanovski.

Previous Ja çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni
Next Fotografi e rrallë e Morena Tarakut nga shkolla e mesme, ja sa ndryshe dukej (Foto)

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Zaev: Presim që për më pakë se 10 ditë t’i mbarojmë bisedimet për formimin e Qeverisë

Mandatari Zoran Zaev, paralajmëroi se me paritë e shumicës parlamentare do të mundohet që ta formojnë kabinetin qeveritar për më pak se 10 ditë dhe të dorëzojnë propozim në Kuvend

Maqedoni 0 Comments

LSDM: Nikolla Gruevski nuk mund t`i ikë gjithmonë burgut

Propaganda e VMRO-DPMNE-së, e paguar me para të qytetarëve, përmes medieve të saja po tenton që ta fsheh të vërtetën, përderisa Maqedonia është në këmbë në mbrojtje të rendit kushtetues

Maqedoni 0 Comments

“Revolucionit Laraman”, i bashkëngjiten edhe bujqit

Ata kanë paralajmëruar se do t’i bllokojnë rrugët në Kriva Pallankë dhe Obleshevë. “Në kërkesat tona shikohet mundësia për Maqedoninë në të cilën institucionet do të punojnë për interesat e

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply