Koxias: Duhet të arrihen kushte që Maqedonia të pranojë kompromis për emrin

Koxias: Duhet të arrihen kushte që Maqedonia të pranojë kompromis për emrin

Mendoj se kushtet duhet të arrihen në vendin tonë fqinj, që të mund të pranojë kompromis të rëndësishëm, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias në lidhje me kontestin e Maqedonisë me Greqinë për çështjen e emrit. Në intervistën për edicionin javor të “Katimerini”­it, Koxias shkurt u përqëndrua në marrëdhëniet e Maqedonisë me Greqinë me ç’rast i thekson masat për ndërtimin e besimit.

“Me IRJM-­në ne i promovojmë, në kuptim praktik, masat për ndërtimin e besimit. Masat për ndërtimin e besimit me prodhimin e nismës që ne e ndërmorëm. Qëllimi është të përmirësohen marrëdhëniet tona ekonomike dhe sociale. Kur ka të bëjë me emrin, mendoj se kushtet duhet të arrihen në vendin tonë fqinj, ashtu që mund të pranohet kompromis i rëndësishëm”, thotë Koxias.

Ai gjithashtu përkujtoi se nisma e tij e mëparshme ishte edhe takimi në Selanik, në të cilën morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme të Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, dhe i cili përfundoi me sukses të madh.

“Vendosëm, së bashku, të institucionalizohet ky konfiguracion dhe të takohemi në çdo gjashtë muaj”, tha Koxias duke shtuar se ky është formati i dytë institucional të cilin Athina e promovon në rajon, pas formatit trilateral Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Previous Zaev: Le të fillojë VMRO-DPMNE me fushatën, pastaj LSDM do ta tregojë strategjinë
Next Gjykata Kushtetuese sot debaton për vendimin e shpërndarjes së Kuvendit

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Kocijançiq: Han në Shkup do të takohet me liderët politik

urokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, të enjten në Shkup do të takohet edhe me liderët e partive politike që fituan vend në Kuvendin e Maqedonisë. Zëdhënësja e Komisionit

Maqedoni 0 Comments

Kryetari i Këshillit Gjyqësor në takim me përfaqësuesit e administratës gjyqësore

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, për sot ka caktuar takim me përfaqësuesit e administratës së gjykatave dhe të  Sindikatës së punëtorëve nga drejtoria, organet e jurisprudencës dhe të shoqatave

Maqedoni 0 Comments

Shekerinska: Front i gjerë opozitar për t’i thënë “jo” frikës dhe izolimit

Më 2 tetor do të mbahet kongresi tematik i LSDM-së, kur do të vendoset se si do të jetë koalicioni që do të duhet ta fitojë Nikolla Gruevskin, transmeton Portalb.

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply