Ahmeti priti ambasadorin turk në Maqedoni Omur Sholendil

Ahmeti priti ambasadorin turk në Maqedoni Omur Sholendil

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, Omur Sholendil, ambasador i Republikës së Turqisë në Maqedoni.

Siç theksohet në kumtesë, Ahmeti dhe ambasadori Sholendil bashkëbiseduan në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, mënyrat për tejkalim të krizës, bashkëpunimin bilateral midis Maqedonisë dhe Turqisë si dhe shkëmbyen opinione rreth zhvillimeve në rajon.

Ahmeti spjegoi gjithë ecurinë në drejtim të arritjes së marrëveshjes deri tek rikthimi i Kuvendit dhe anulimi i zgjedhjeve të paracaktuara më 5 qershor të këtij viti.

“Marrëveshja e Shkupit vijon të funkcionojë me të gjitha kapacitetet e veta ndërsa Qeveria e ka për detyrë që të zbaton reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar dhe uroi që ky proces i dakordimit të reformave të jetë gjithëpërfshirës”, theksoi Ahmeti.

Ai shprehu vlerësim për pozitën e Turqisë përballë krizës politike në Maqedoni dhe shprehu bindjen që dialogu midis palëve duhet të jetë në drejtim të rikthimit të sigurisë dhe stabilitetit në vend, ndërsa reformat e zbatuara duhet të krijojnë kushtet për zbatim të zgjedhjeve të besueshme, thuhet mëtej në kumtesën e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Previous PSP: Çavkov e ka shkelur ligjin për procedurë penale
Next Garet: Nuk jam pasardhës i Oravit

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Makineria gjermane përvesh duart për Maqedoninë, çfarë pritet?

Mossuksesi i BE-së dhe SHBA-ve për ta zgjidhur krizën politike në vend, ka shtyrë Gjermaninë që të ndërmarrë një diplomaci paksa më ofensive në këtë drejtim. Shefi i diplomacisë gjermane, Frank

Maqedoni 0 Comments

Deputetët sot do të votojnë për atë që janë marrë vesh

Partia opozitare, LSDM sot duhet të kthehet Kuvend që ta realizojë marrëveshjen e arritur të 20 korrikut për dalje nga kriza politike, njofton Portalb. Paraprakisht, LSDM i patën ngrirë të

Maqedoni 0 Comments

Georgievski: Bombat e Zaevit erdhën nga Sasho Mijallkov

Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Analiza” që emetohet në Televizionin maqedonas, 24 Vesti.   Maqedonia po tronditet pas një deklarate të fuqishme nga ish Kryeministri, Ljubço Georgievski

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply