Investitorët e huaj në Maqedoni thirrje për zgjidhje të krizës politike

Investitorët e huaj në Maqedoni thirrje për zgjidhje të krizës politike

Këshilli i Investitorëve të Huaj në Maqedoni, ka shpalosur sot të dhënat nga hulumtimi i fundit në lidhje me klimën e biznesit në vend, sipas të cilit 68 përqind e investitorëve të huaj, që në kundër të këshillit janë gjithsej 118 anëtarë, janë shprehur të kënaqur me pritjet që kanë pasur gjatë vitit 2015-të, por njëkohësisht apelojnë që të zgjidhet kriza politike e cila mund të prishë projeksionet për rritjen ekonomike të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Këshillit të Investitorëve të Huaj, Stefan Peter, në konferencën për mediat tha se hulumtimi është kryer gjatë muajve mars dhe prill, në kohën kur vendi po përballej me një krizë të thellë politike që ka ndikuar në përgjigjet e drejtuesve të kompanive.

“Sipas studimit, 68 përqind e të anketuarve thanë se viti i kaluar biznesor ka kënaq pritjet në drejtim të përmbushjes së planit. 72 përqind mendojnë se nuk do të ketë ndryshime sa i përket realizimit të planit të punës, 20 përqind presin përmirësim, ndërsa tetë përqind kanë bindje pesimiste”, deklaroi Peter.

Ai tha më tej se sipas drejtuesve të kompanive, shtyllat e të bërit biznes në Maqedoni janë punëtorët të kualifikuar, shpenzimet e të bërit biznes, politika e tatimit, ambienti stabil i punës dhe pozita gjeostrategjike e vendit dhe afërsia e saj me Bashkimin Evropian.

Kryetari i Këshillit të Investitorëve të Huaj, Stefan Peter, u ndal edhe te sfidat me të cilat përballen kompanitë, ndërsa siç tha, vërejtjet më të mëdha kanë të bëjnë me mungesën e stabilitetit ligjor, jostabilitetin politik dhe social, pakënaqësia nga lufta kundër korrupsionit, nga procesi integrues në BE si dhe nga disa procedura administrative.

Ai më tej shtoi se 68 përqind e të anketuarve thanë se ndryshimet e shpeshta në legjislacion pa u konsultuar fare me bashkësinë afariste ndikojnë negativisht në punën e tyre, ndërsa 84 përqind e investitorëve të huaj mendojnë se anëtarësimi në BE do të ndikojë në përmirësimin e klimës së biznesit.

“Të gjithë e dimë se zvarritja e krizës politike do të lë pasoja afatgjate mbi ekonominë e Maqedonisë. Në situatë të tillë investitorët e huaj mund të anulojnë aktivitetin e tyre investues në Maqedoni që do të ishte një reagim i pritur. Sa më shpejtë që stabilizohet situata politike aq më shpejtë do të tërhiqen investime të reja, por njëkohësisht do të ndihmojë investitorët aktual të zgjerojnë biznesin e tyre”, tha Peter sipas të cilit parashikimi i Bankës Botërore për rritje të ekonomisë së Maqedonisë për 3.7 përqind mund të ulet nëse vazhdon kriza politike.

Në fund të paraqitjes së tij, në emër të komunitetit të biznesit, Peter apeloi për zgjidhje të shpejtë të krizës politike në mënyrë që projeksioni i Bankës Botërore të mos pësojë ndryshime.

Sipas Këshillit të Investitorëve të Huaj në Maqedoni, kompanitë e huaja kanë të punësuar mbi 50.000 punonjës nga vendi.

Previous Orav largohet, ja kush mund ta zëvendësojë atë
Next PSP: Çavkov e ka shkelur ligjin për procedurë penale

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

A e presin Maqedoninë sanksione si të Rusisë ?

Ndërmjetësi i BE-së në krizën politike në vendin tonë Piter Vanhoutte në një intervistë për javoren “Fokus” është deklaruar për çështje aktuale rreth Maqedonisë. Në pyetjen e gazetarit: “Dëgjojmë se

Maqedoni 0 Comments

Përfaqësuesi gjerman Hajndëll sot në Shkup, a do të zgjidhet kriza politike?

I dërguari special i Gjermanisë për Maqedoninë dhe njëkohësisht ambasador në Vjenë, Johanes Hajndëll, sot dhe dhe nesër do të qëndrojë në Shkup, ku do të bisedojë me përfaqësuesit e

Maqedoni 0 Comments

Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Sot në të gjitha trevat shqiptare festohet  7 Marsi, dita e mësuesit. Një festë e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo festë kombëtare nisi 128 vjet

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply