Kotevski: VMRO DPMNE është e gatshme për qeveri teknike para zgjedhjeve

Kotevski: VMRO DPMNE është e gatshme për qeveri teknike para zgjedhjeve

VMRO-DPMNE është e gatshme dhe ka ndër mend ta respektojë Marrëveshjen e Përzhinos, e cila parasheh formimin e qeverisë teknike për organizimin e zgjedhjeve të cilët duhet ta shtojnë rrugën për dalje nga kriza politike, ka deklaruar për „Мета“ drejtori i Qendrës për komunikime të partisë në pushtet, Ivo Kotevski.

I pyetur për paralajmërimet e fundit të LSDM për krijimin e një qeverie të re teknike, ai është deklaruar:

“Në përputhje me Marrëveshjen nga Përhzino, parashihet formimi i qeverisë teknike për organizimin e zgjedhjeve dhe VMRO-DPMNE është e gatshme dhe ka ndër mend ta respektojë Marrëveshjen. Zgjedhjet janë ajka e Marrëveshjes dhe ata duhet ta shtrojnë rrugën për dalje nga kriza politike në të cilën e futi vendin LSDM – thotë Kotevski.

Sidoqoftë, ai shton se „Marrëveshja e Përzhinos në asnjë rast nuk parasheh dhe në asnjë rast nuk kishte për qëllim ta fus LSDM në qeveri pa legjitimitetin e qytetarëve “.

Ambasada holandeze në njoftimin e të premtes paralajmëroi se kush mund të merr pjesë në një qeveri të tillë eventuale teknike.

„Pjesëmarrja e personave të cilët janë nën hetime të PSP, në qeverinë e përkohshme, ose në çfarëdo funksioni tjetër politik nuk kontribuon për kthimin e besimit të qytetarëve“, ishte theksuar në këtë njoftim.

Previous Brenda dy dite, Maqedonia dridhet dhjetë herë
Next Diesel nuk e harron mikun e tij të ndjerë

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Arrestohet gazetari Zoran Bozhinovski

Policia serbe në orët e para të mëngjesit ka arrestuar gazetarin kontravers, Zoran Bozhinovski.Konkretisht ai është arrestuar në Novi Sad dhe prite të dalë në Gjykatë. Pritet që këto ditë ai të ekstradohet në Maqedoni, shkruan

Maqedoni 0 Comments

Nuhiu kërkon shkarkimin e Çavkovit

jë pjesë e strukturave të MPB-së i kanë shkaktuar dëm të madh shtetit dhe vlerave demokratike. Ajo që ndodhi të enjten në Kuvend ishte një e keqe e madhe. Për

Maqedoni 0 Comments

Numri i viktimave nga vërshimet në Maqedoni shkon në 22, gjendet kufoma e 11 vjeçarit

Njëmbëdhjetë vjeçari Ivan nga Stajkovci i raportuar si i humbur, konfirmohet se është gjetur i vdekur, njoftojnë nga policia, transmeton Telegrafi Maqedoni. Sipas të dhënave të fundit, ka gjurmë dhe

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply