PSP: Çavkov e ka shkelur ligjin për procedurë penale

PSP: Çavkov e ka shkelur ligjin për procedurë penale

Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, me shkarkimin e kryeshefit të njësitit “Alfa”, Primisllav Dimovski, e ka shkelur nenin 50 paragrafi 3 nga ligji për procedurë penale, i cili ndalon shkarkimin ose përcaktimin në vend tjetër të punës të hetuesit të emëruar me urdhër të prokurorit publik, thonë nga PSP për portalin “SDK”, transmeton Portalb.

Burimet e këtij portali, nga Prokuroria Speciale konfirmojnë se ata askush nuk i ka pyetur se a mundet të ndërrohet hetuesi Dimovski nga vendi i punës dhe t’i përcaktohet vend tjetër i punës, që është kundër ligjit. Kodi Penal qartë thotë se çdo hetues i emëruar me urdhër të prokurorit publik të Maqedonisë, punon nën kontrollin dhe urdhrin e tij në vendin e njëjtë të punës në kohëzgjatje derisa atij t’i jepet urdhër për hetim dhe derisa prokurori publik nuk e ndërron urdhrin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, ka ndërruar kryeshefin e njësitit “Alfa” dhe në vend të tij e ka vendosur, Ivica Anteski – Puki, i cili është njëri nga të aboluarit apo të falurit e presidentit Gjorge Ivanov, transmeton Portalb.

Nga MPB, deri më tani nuk kanë konfirmuar asgjë, por as nuk e kanë demantuar informatën e tillë.

Ivica Anteski – Puki i cili më parë ka qenë komandant i këtij njësiti, është njëri nga të dyshuarit e rastit “Tortura”, të Prokurorisë Speciale, për mënyrën e arrestimit të ish ministrit të Ministrisë së Brendshme, Lube Boshkovski, përpara restorantit “Vodenica” më 6 qershor të vitit 2011.

Sipas PSP-së, për arsye të përkatësisë kundërshtare politike, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov ka urdhëruar që Boshkovski të arrestohet në mënyrë poshtëruese.

Çavkov, gjithashtu e ka ndërruar kryeshefin e tanishëm të Sektorit për Punë të Brendshme të Ohrit, ndërkaq në vend të tij e ka emëruar, Goce Nedevski, njofton Portalb.

Nedevski, i punësuar në SPB – Ohër, që prej kohës ka udhëhequr me departamentin për analitikë.

Më parë me këtë pozitë ka udhëhequr Sasho Smileski, i cili është u emërua nga ish ministri teknik i MPB-së, Oliver Spasovski.


 

Previous Investitorët e huaj në Maqedoni thirrje për zgjidhje të krizës politike
Next Ahmeti priti ambasadorin turk në Maqedoni Omur Sholendil

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi, kanë arritur në Klubin e Deputetëve për takimin e sotëm

Katër liderët e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës, ai i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, LSDM-së, Zoran Zaev, BDI-së, Ali Ahmeti dhe i PDSH-së, Menduh Thaçi, kanë arritur

Maqedoni 0 Comments

MPB-ja e Maqedonisë mori 4 vetura donacion nga Gjermania

Sot u krye pranim-dorëzimi i donacionit gjerman për Ministrinë e punëve të brendshme të Maqedonisë, me një vlerë prej 60 mijë euro, për nevojat e policisë kufitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.Donacioni

Maqedoni 0 Comments

Maqedoni, lirohet çmimi i derivateve

Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për dy, gjegjësisht një denar e gjysmë, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëritë për 0,5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply