ANALIZË: Nëse nuk ka zgjidhje të krizës – BE-ja do ta kthejë goditjen!

ANALIZË: Nëse nuk ka zgjidhje të krizës – BE-ja do ta kthejë goditjen!

Në atë moment kur bashkësia ndërkombëtare do t’i shterë të gjitha mekanizmat juridike për zgjidhjen e krizës politike, nuk përjashtohet mundësia se do të përdorë edhe masa më radikale, sikurse ajo për izolim nëpërmjet “listë së zezë” të qytetarëve, komentojnë analistët për “Portalb”-in. Sipas tyre, faktori ndërkombëtar nuk do të mbetet vëzhgues “memec” i gjendjes dhe në qoftë se deri në vjeshtë nuk arrihet ndonjë zgjidhje, nuk përjashtohet “lista e zezë”, mirëpo edhe ngecje serioze në aspiratat euroatlantike. Në publik tashmë u paraqit informata se bashkësia ndërkombëtare, në koordinim me institucionet kombëtare, përpilon një listë me 60 persona të cilëve do t’u ngrihet prona në vend dhe jashtë vendit, e poashtu do t’u ndalohet edhe dalja nga vendi.

Sanksione, izolim, tërheqje e rekomandimit për negociata…

Së pari duhet të shteren të gjitha mjetet politike, e akoma bisedohet me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, mirëpo tani nuk është e qartë se bashkësia ndërkombëtare a bisedon me VMRO-DPMNE-në apo me LSDM-në, mirëpo nga ajo që shihet më tepër bisedohet me VMRO-DPMNE-në, gjegjësisht me Gruevskin dhe njerëzit e tij. Përderisa bisedohet, protestat do të jenë të qeta, konsiderojnë analistët. Mirëpo, pas shterjes së fazës për gjetjen e zgjidhjes juridike, nuk përjashtohet mundësia që faktori ndërkombëtar ta përdоrë skenarin “e zi”, izolimin dhe sanksionet me të cilat do të përfshiheshin jo vetëm individë të caktuar, por i gjithë vendi.

“Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme ta zbatojë izolimin dhe të bëjë “lista të zeza” të qytetarëve të papërshtatshëm në mes të Evropës vetëm në qoftë se rënohet i gjithë sistemi juridik, siç është tani. Mirëpo, izolimi do të ishte politik-ekonomik-financiar dhe do të mund të zgjaste 2-3 vite me një rezultat shumë të keq për garniturën aktuale në pushtet” – thotë analisti dhe kolumnisti Dame Çkatroski.

Në tre muajt e fundit në publikun vendor tashmë qarkullon skenari se faktori ndërkombëtar nuk do të mbetet vëzhgues memec i krizës së brendshme politike dhe se mungesa e zgjidhjes juridike dhe mosrespektimi i Marrëveshjes së Përzhinës, do të përdorë edhe masa më radikale, shkruan Portalb.

Kjo ndrojtje u përforcua veçanërisht pas letrës së shefit të diplomacisë holandeze, mirëpo edhe nga porosia e Komisionit Evropian, i cili u bëri thirrje katër liderëve partiakë që të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura që të mund të mbahen zgjedhje të besueshme.

“Liderët politikë duhet ta respektojnë në tërësi Marrëveshjen politike të Përzhinës dhe parimet themelore të kësaj marrëveshjeje, siç është sundimi i të drejtës, përgjegjësia, inkluziviteti dhe zgjedhjet e besueshme. Kjo kornizë mbetet kyçe për zgjidhjen e krizës politike”, thotë drejtori i Drejtorisë për zgjerim të KE-së, Kristian Danielson.

Ndërsa, ministri holandez, Bert Kunder kërkoi nga liderët që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për krizën politike në interes të stabilitetit, sepse në të kundërtën Maqedonia mund të ballafaqohet me sanksione.

“Marrëveshja e Përzhinës të cilën e nënshkruan të gjithë liderët patjetër duhet të respektohet dhe ky është pozicion i fuqishëm i BE-së. Nëse dështon Marrëveshja e Përzhinës, Maqedonia do të ballafaqohet me pasoja serioze dhe sanksione. “Zgjedhjet e drejta, demokratike dhe të besueshme janë pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Përzhinës që nuk guxon të dështojë për ardhmërinë demokratike të vendit tuaj dhe ato duhet të realizohen pa shtyrje të mëtutjeshme”, shkruan në letër.

Izolimi eventual i individëve do të ndikojë mbi gjithë ekonominë, kurse pasojat do t’i ndjejnë të gjithë, konsideron analisti Visar Ademi.

“Distribuimi jo i barabartë i parave dhe i resurseve është situata reale në Maqedoni. Vetëm 1 për qind e popullatës disponon me 99 për qind të kapitalit, pasurisë nacionale dhe nuk do të befasohesha sikur ai 1 për qind të gjenden 100% në “listën e zezë”. Konsideroj se një izolim i këtillë i personave, që menaxhojnë dhe që janë të lidhur me kompani, do të përcillet dhe do të ndjehet në gjithë ekonominë. Vetëm të theksoj se 99% e kompanive të vogla varen tenderët dhe marrëveshjet kontraktuale me shtetin”, thotë Ademi.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe Çkatroski.

“Në qoftë se bashkësia ndërkombëtare vendos ta ndërmarrë hapin e izolimit, nëpërmjet listës së zezë të individëve, si e para kjo do të thotë se ata nuk do të akuzohen dhe gjykohen jashtë vendit, por këtu në Maqedoni, në gjykata speciale. Lista e zezë dhe izolimi do të thotë se në afat të gjatë asnjë vend nuk do të mund t’u japë azil ose mbështetje”, thotë Çkatroski dhe thotë se do të ketë pasoja edhe më serioze nga zgjidhja e këtillë, transmeton Portalb.

“Sanksionet do të vijnë së bashku me marrjen e rekomandimit për anëtarësim në BE. Prej atij momenti, në qoftë se ka 50 veta në listë, e kjo pritet nëse deri më 1 shtator nuk kemi qeveri eksperte-teknokratike jopartiake, Maqedonia do të jetë një vend i izoluar veçanërisht në sektorin financiar dhe ekonomik. Pas një liste të këtillë të zezë do të biem edhe më poshtë, dhe me gjasë zgjidhja e krizës do të fillojë në vjeshtë me marrjen e rekomandimit dhe me listën e zezë.”

Pas skenareve të këtilla, një pjesë e biznesmenëve tashmë i dërguan sinjalet e para të brengosjes serioze.

Ekonomia tashmë ballafaqohet me probleme serioze të likuiditetit, ndërsa paralajmërimet për izolim të mundshëm të Maqedonisë do të jenë humbëse për ekonominë – vlerësojnë një pjesë e biznismenëve.

“Nëse realizohet skenari më i zi, izolimi eventual politik, e me këtë edhe financiar i vendit, kjo do të jetë shkatërruese për ekonominë. Atëherë edhe skenari pesimist i Bankës Popullore për rritje ekonomike prej 1,6% do të na duket optimist. Në fakt, tashmë i fituam sinjalet e para, gjegjësisht deklaratat e ambasadorëve se ka mundësi që faktori ndërkombëtar të ndërmarrë veprime që do të çojnë në “izolim”. Këto porosi duhet të kuptohen seriozisht”, komentojnë një pjesë e biznesmenëve për “Portalb”-in.

Rreziku nga izolimi i mundshëm, politik dhe ekonomik i vendit nuk është llogaritur në parashikimet e reja të reviduara për rritjen ekonomike që i publikoi Banka Popullore. Në fakt, BPM-ja njoftoi se sipas skenarit themelor, rritja ekonomike do të jetë 3,5 për qind, mirëpo sipas skenarit pesimist, rritja e PBB-së do të jetë 1,6%.

Previous Shf Bedri Tahiri Svillare fitues të olimapdës në futboll nga Komuna Saraj
Next Gruevski: Vendosa që për momentin të mos kthehem në postin e kryeministrit

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Prej nesër deri në uljen e ndotjes së ajrit, transporti publik falas

Deri në momentin e uljes së nivelit të ndotjes së ajrit, qytetarët do të mund të shfrytëzojnë pa pagesë transportin publik. Lajmin e bën të ditur kryetari i Shkupit Koce

Maqedoni 0 Comments

Plot 37.505 fletëvotime të pavlefshme dolën në zgjedhjet e djeshme

Dalin statistikat e fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë për votimin e djeshëm. Numri i përgjithshëm i zgjedhësve të regjistruar në Listën zgjedhore: 1.784.416 Numri i përgjithshëm i

Maqedoni 0 Comments

Zhbogar: Shkupi dhe Sofja japin shembull si të zgjidhen problemet

Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është shembull si dy shtete munden vetë të zgjidhin një problem i cili ka ekzistuar shumë vite, deklaroi shefi i Delegacionit të BE-së

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply