Ndryshon data e publikimit të albumit të MC Kreshës dhe Lyrical Son, vjen më herët se është planifikuar

Ndryshon data e publikimit të albumit të MC Kreshës dhe Lyrical Son, vjen më herët se është planifikuar

Korriku ishte muaji paralajmërues për albumin “Rapsodët n’rap t’sotit” të Mc Kreshës dhe Lyrical Son.

Megjithatë, adhuruesit e muzikës së dyshes nuk do të duhet të presin edhe një muaj pasi kanë ndryshuar datat. Ata ekskluzivisht për emisionin Express të KTV-së, kanë bërë të ditur që data e publikimit të këtij albumi është 10 qershori.

“Nuk do të duhet të presin edhe një muaj të gjithë ata që janë në pritje të këtij albumi, madje po ju tregojmë që me 10 qershor ai do të bëhet publik”, është shprehur Mc Kresha.

Përveç Kosovës, albumi “Rapsodët n’rap t’sotit”, do të jetë i shpërndarë në shumë vende të botës si: Gjermani, Zvicër, Amerikë etj.

 

Festimi e Kresha prej kohësh janë duke punuar për këtë projekt, shpenzimet e të cilit prekin shuma marramendëse të të hollave.

“E kemi thënë gjithmonë që muzikën nuk e kemi bërë asnjëherë për përfitime materiale po nga dashuria që kemi për të”, tha ndër të tjerash Lyrical Son.

Albumi “Rapsodët n’rap t’sotit” është realizuar në Gjermani, ndërsa për detaje të tjera mund ta ndiqni një intervistë më ndryshe të dhënë për emisionin Express, të premten nga ora 20:00.

Përveç muzikës, Festimi flet po ashtu edhe për vajzën e tij dhe ndjenjën e të qenit prind.

Previous Dimitriev: Qeveria aktuale është politike, e jo teknike
Next Robert Berisha bleu të drejtën e këngës “MIA” (Video)

About author

You might also like

Showbiz 0 Comments

Një baladë romantike nga Aida Doçi (Video)

Këngëtarja që njihet për zërin e mrekullueshëm për këndimin e baladave, Aida Doçi, ka sjellë një këngë pikërisht të këtij lloji. “A je mirë” titullohet kënga, e cila është kompletuar

Showbiz 0 Comments

Flori me mesazh dashurie, kë e dashuron ai nga dita e parë?

Flori Mumajesi njihet si këngëtar mjaft melankolik me balada të fuqishme.Ai nuk heziston që edhe në rrjetet sociale të ketë shprehje romantike. Në një postim të fundit ai shihet i

Showbiz 0 Comments

“Aviona” nga Cozman dhe Onat po bëhet hit, gjysmë milion për 24 orë (Video)

Projekti më i ri nga Cozman dhe Onat, “Aviona” po pëlqehet shumë nda publiku. Kështu së paku konstatohet nga numri i klikimeve që ka kapur shifrën e gjysmë milion klikime

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply