6 të punësuarit në MPB, merren në pyetje për rastin “Tortura”

6 të punësuarit në MPB, merren në pyetje për rastin “Tortura”

Sot në Gjykatën Penale në Shkup, përpara gjykatësit në procedurë paraprake do të duhet merren në pyetje gjashtë persona të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët janë të dyshuar në rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Tortura”, njofton Portalb.

Kundër të gjithë 6 të dyshuarve, deri te Gjykata Themelore Shkupi 1, është dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së kujdesit – ndalim të ndërmarrjes së punëve të caktuara dhe aktiviteteve të cilat janë të lidhura me veprën penale.

“Tortura” ka të bëj me mënyrën e arrestimit të kryetarit të partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psikike, transmeton Portalb.

Më 28 mars, prokurorja ndihmëse e Katica  Janevës, Fatime Fetai, njoftoi se përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

“Njësiti ka përdor dhunë fizike dhe psikike ndaj Lube Boshkovskit, si dhe njëkohësisht ndaj personit në fjalë janë përdorur edhe fjalë të pista, gjegjësisht e kanë sharë”, tha prokurorja speciale, Fatime Fetai

Në bazë të dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut, PSP ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona, në mesin e të cilëve si i dyshuari i parë është ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe si i dyshuari i dytë ish shefi i njësitit special “Alfa”, Ivica Ançevski – Puki. /Portalb

Previous Diçka po zijnë Xhensila, Capital T dhe Mixey
Next Legjenda italiane mund ta zëvendësojë De Biasin te Shqipëria

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Tërmeti e dridh edhe një herë Maqedoninë

Një tërmet me intensitet prej 3.4 shkallë të Rihterit e ka dridhur Maqedoninë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Dridhjet janë ndjerë në ora 8 e 50, 19 kilometra më në jug nga

Maqedoni 0 Comments

Reagojnë Bejli dhe Orav për ndodhitë e fundit në Maqedoni

“Liderët partiak të Maqedonisë kanë përgjegjësi para qytetarëve të Maqedonisë vendin ta kthejnë në rrugën euroatlantike nëpërmjet zbatimit të marrëveshjeve të tyre politike dhe reformave prioritare”, kanë porositur ambasadori i

Maqedoni 0 Comments

“Revolucioni Laraman” proteston kundër borxhit të ri

Nëpërmes rrjetit social facebook “Revolucioni Laraman” u bën thirrje qytetarëve për protestë për sot me fillim në ora 19:00, para hapësirave të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb. “Nuk ka drejtësi kur borxhi

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply