Hajndëll: Fillimisht kushte, pastaj datë për zgjedhje

Hajndëll: Fillimisht kushte, pastaj datë për zgjedhje

Zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen para vitit 2018 por, fillimisht duhet të krijohen kushte që ata të jenë demokratike, vlerësoi përfaqësuesi special Johanes Hajndëll, në një intervistë për Alsat-M. Më e rëndësishme se data e zgjedhjeve, sipas Hajndëll është arritja e një marrëveshje para pushimeve verore, për dy çështjet e mbetura pezull, listën zgjedhore dhe mediat.

“Zgjedhjet duhet të mbahen para vitit 2018, kjo është ideja e Përzhinës, por kuptohet duhet të ketë kushte për mbajtjen e tyre… Përshtypja ime pas bisedimeve është se të paktën për listën e zgjedhësve do të jetë e mundur një zgjidhje e shpejtë. Sa u takon mediave, akoma zhvillohen bisedime, por çështja (dhe kjo është pjesa më komplekse) është që unë shpresoj që partitë të gjejnë zgjidhje para pushimeve verore. Nëse partitë nuk arrijnë vetë marrëveshje, atëherë mund të pritet këshilla dhe ekspertiza e ekspertëve ndërkombëtar”, deklaroi përfaqësuesi special Johanes Hajndëll.

Disa ditë pas prononcimit të eurokomisarit Johanes Han, edhe Hajndëll përsëriti se për BE-në është primare funksionimi i demokracisë dhe shtetit juridik, më shumë se sa zhvillimi ekonomik.

Hajndëll tha se përderisa vazhdon kriza politike as zgjidhja e çështjes së emrit tani nuk do ta ndihmonte perspektivën e vendit.

Previous Moti sot në Maqedoni
Next Kroos lavdëron paraqitjen e kombëtares gjermane

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Dita e pestë e bllokadës në Evzoni – Bogorodicë

Bllokada në vendkalimin kufitar Evzoni, në kufirin Maqedoni-Greqi, vazhdon edhe sot. Qarkullimi në dy drejtimet për shkak të protestës së bujqve grekë në vendkalimin kufitar Evzoni, nga ana greke, është

Maqedoni 0 Comments

Këshilla juridike si të kompensoni mallin e humbur nga vërshimet

Fillojnë takimet me qytetarët nga rajonet e vërshuara të cilëve do tu mundësohet këshilla juridike për kompensimin e dëmeve, transmeton Telegrafi Maqedoni. Takimet do të mbahen sot, të mërkurën, të

Maqedoni 0 Comments

Kocijançiq: Han në Shkup do të takohet me liderët politik

urokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, të enjten në Shkup do të takohet edhe me liderët e partive politike që fituan vend në Kuvendin e Maqedonisë. Zëdhënësja e Komisionit

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply