Rrëfimi tragjik: Ja si ma mori uji një fëmijë nga dora

Rrëfimi tragjik: Ja si ma mori uji një fëmijë nga dora

Si pasojë e daljes nga shtrati të liqenit të Smilkovcit unaza rreth Shkupit mbetet e bllokuar nga prurje të baltës, pemëve dhe automjeteve të shkaktuara pas reshjeve të dendura të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Dalje nga shtrati i liqenit të Smilkovcit thuhet se përveç dëmeve materiale ka marrë edhe disa jetë njerëzish të cilët udhëtonin në këtë autostradë, trupat e të cilëve janë gjetur orët e para të mëngjesit të sotëm.

Vlladimir Angellovski, shoferi i një kamioni, i cili përjetoi fatkeqësinë kur liqeni i Smilkovcit doli nga shtrati, për AA tha se në momentin kur deshi të shpëtojë një fëmijë, uji mori fëmijën bashkë me prindërit e tij. Ai shtoi se fatkeqësia ndodhi rreth orës 19:00, ndërsa ai qëndroi i bllokuar në kabinën e kamionit deri sa u ul niveli i ujit.

“Pas meje u paraqit një veturë, në të ishte një burrë, një grua dhe një fëmijë. Ata kërkuan ndihmë nga unë, ndërsa burri nxori fëmijën nga dritarja e veturës që të ma japë mua. Në momentin kur desha të kap fëmijën, uji i mori të tre, pastaj më rrotulloi edhe mua dhe rreth një orë e gjysmë mbeta i bllokuar në kamion”, u shpreh Angellovski.

Angellovski i cili theksoi se nga të gjitha anët dëgjonte të thirrura për ndihmë, shtoi se të gjithë njerëzit që jetojnë në rrethinën e liqenit dolën në ndihmë, ndërsa ndihma e shpejtë dhe policia arritën me vonesë për shkak se rruga ishte e bllokuar.

Pjesët më të prekura nga moti i keq dhe përmbytjet janë vendbanimet Stajkovci, Haraçina, Hasanbegu dhe Smilkovci. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se deri më tani në këto vendbanime janë konstatuar 20 persona të vdekur, ndër të cilët 13 të identifikuar dhe shumica e të cilëve janë fëmijë. Nga ky dikaster theksojnë se 6 persona mbeten të zhdukur, dhjetëra të lënduar, si dhe shtojnë se të dhënat nuk janë përfundimtare dhe pritet që bilanci të rëndohet edhe më shumë.

Nga Drejtoria Hidrometeorologjike edhe për sonte parashikojnë reshje të rrëmbyeshme të shiut, të shoqëruara nga stuhi dhe erë e forta, veçanërisht në pjesën veriperëndimore të vendit.

Previous Kostovska: Kujdes me ujin e pijshëm dhe ushqimet (VIDEO)
Next BFI apel: Të dëshmojnë solidaritetin islam dhe t’ju dalin në ndihmë të goditurve nga kjo fatkeqësi

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

“Jugohrom” deri në mesnatë do t’i ndërpret të gjitha furrat

Udhëheqësia e Kombinatit “Jugohrom”, ka vepruar pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, i cili dje solli vendim që Kombinati t’i ndërpret të gjitha furrat për shkak të mosrespektimit

Maqedoni 0 Comments

Nimic: Pas zgjedhjeve në Maqedoni, rikthehemi me kontestin e emrit

Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë, Methju Nimic konsideron se pas zgjedhjeve në qershor sërish do të krijohen kushte për zgjidhjen e këtij

Maqedoni 0 Comments

Mot me diell me temperaturë deri në 20 gradë Celsius

 Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Nëpër disa fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply