Takim i ri i komisionit për mediumet për zgjedhje të anëtarit të pestë

Takim i ri i komisionit për mediumet për zgjedhje të anëtarit të pestë

Komisioni i përkohshëm për ndjekje të përfaqësimit mediatik sot në mesditë do të vazhdojë me bisedimet qëllimi i së cilit është të zgjidhet anëtari i pestë i komisionit. Afati për zgjedhjen e anëtarit të pestë, i cili në pajtim me marrëveshjen politike duhet të jetë shqiptar, skadoi javën e kaluar.

Dhjetëra gazetarë dhe profesor u kandiduan për këtë pozitë, ndërsa kandidati Daut Dauti dje njoftoi se ai e tërheq kandidaturën e vet. Kandidati potencial për anëtar të pestë në trupin monitorues ad­hok, Daut Dauti është tërhequr nga kandidatura për anëtar të mundshëm në këtë komision, ku për të njëjtën ka njoftuar edhe Agjencionin për audio dhe shërbime audiovizuele dhe të gjitha mediat e tjera të vendit.

Ai mes të tjerash i falënderon të gjithë ata që i dhanë mbështetje kandidimit të tij për anëtar të këtij komisioni. Dauti poashtu i dëshiron punë të mbarë kundërkandidatit të tij dhe shpreh falenderime ndaj subjektit më të madh politik shqiptar nga Maqedonia, BDI­-së të cilët i dhanë mbështetje të palimitueshme personalitetit të tij si gazetar profesionist. Anëtari i pestë i Komisionit duhet të zgjidhet me konsenzus.

Ljubomir Kostovski, anëtar i Komisionit propozuar nga ana e LSDM­së, deklaroi se për atë kandidat i vetëm i pranueshëm është Sefer Tahiri nga Këshilli për etikë në media në Maqedoni. Edhe LSDM­ja i bëri thirrje Komisionit që ta emërojnë Tahirin për anëtar të pestë. nh/mp/10:12

Previous Deri të premten paraqitja e dëmeve nga përmbytjet
Next Zaev deri te nxënësit dhe mësuesit: Ndryshimet do t’i presim këtë vit shkollor

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Moti sot në Maqedon

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë kryesisht i freskët dhe me vranësira mesatare. Gjatë ditës pritet gjithashtu të ketë erëra veriperëndimore, ndërkaq pperiufhat e diellit do

Maqedoni 0 Comments

Bildt: Në çdo shtet demokratik duhet të respektohet Kushtetuta

Në çdo shtet demokratik ekziston Kushtetuta e cila duhet të respektohet, kështu ka porositur sot para medias, ish-ministri suedez për Punë të Jashtme, Carl Bildt, pas takimit në selinë e

Maqedoni 0 Comments

Nuk dihet rrjedha e bisedimeve për dalje nga kriza në Shkup

Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav, tha të martën se kriza politike në Maqedoni po zgjatë shumë dhe duhet pas parasysh se kohë për të humbur nuk ka më, meqë Maqedoninë

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply