LSDM:Shpenzimet për fillimin e vitit shkollor sa paga minimale

LSDM:Shpenzimet për fillimin e vitit shkollor sa paga minimale

LSDM­-ja opozitare sot dërgoi kritika deri te pushteti për “konceptin e arsimit falas” pasi që, siç kumtoi, shpenzimet për fillimin e vitit shkollor për një nxënës janë sa paga minimale prej 9.000 denarë.

“Për ta filluar vitin shkollor, prindërit u ekspozohen shpenzimeve të mëdha. Paguajnë për fletore, çanta, sigurim, mensë, për komplete për arsim teknik dhe qëndrim ditor. Në shumë shkolla prej prindërve kërkohet që të paguajnë për uniforma, për sigurim por edhe për letra të bardha për kopjim, për letër higjienike dhe sapun. E gjithë kjo është barrë e madhe për buxhetin familjar”, thekson në kumtesë LSDM­-ja.

Partia pyet “se si prindërit të ndajnë para për të gjitha shpenzimet, kur më shumë se gjysma e të punësuarve janë me pagë më të vogël se 12.000 denarë? Nga LSDM­ja theksojnë se kur do të vinin në pushtet do ta lehtësojnë barën e prindërve.

“Do ta rrisim pagën minimale në 12.000 denarë në vitin 2017. Përmes kësaj politike për bursa, do t’i nxisim talentin por edhe fëmijët e familjeve të varfra. Për ta zvogëluar varfërinë e fëmijëve, do të vendosim program për mbështetjen individuale të fëmijëve të familjeve të cilët janë në sistemin e mbrojtjes sociale dhe familjeve me të ardhura të ulëta”, thuhet në kumtesë.

Previous LD: Të përsëritet procedura për “Spiunin”
Next Maqedoni, çmime të reja të benzinave

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Prokurorja speciale Ristoska: Maqedonia ka gra të guximshme

“Si grua mburrem që në tërë këtë sistem ekzistojnë gra të cilat janë të guximshme dhe veprojnë sipas ligjeve”, tha prokurorja nga Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë, Lençe Ristoska, duke

Maqedoni 0 Comments

Ministri Kuçi në takim të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjetikës

Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjetikës në takimin e sotëm votoi listë të projekteve të përbashkëta në infrastrukturën energjetike, si dhe për direktivat evropiane në pjesën e mjedisit të

Maqedoni 0 Comments

Vazhdimi i 14-të i mbledhjes konstitutive të Kuvendit

    Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë mbledhjen konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Ky është vazhdimi

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply