13 persona të lënduar në 11 aksidente dje në Shkup

13 persona të lënduar në 11 aksidente dje në Shkup

Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit dhe rrethinë ka kryer kontroll në gjithsej 11 aksidente komunikacioni, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 13 persona, ndërsa pesë janë me dëme materiale.

SPB – Shkup për MIA-n informojnë se nga ana e policisë rrugore, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve. Janë sanksionuar 29 të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, shtatë shoferë nuk u janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shprehura në shenjat e komunikacionit dhe tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit

Janë sanskionuar edhe 32 shoferë për parkim jo të rregullt.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 49 automjete.

Sot, Sektori për parandalim pranë SPB Shkup, me fillim në ora 19, në hapësirat e Stacioni policor në kompetencë komunale (SPKK) Gazi Babë do të mbajë mësim qarkullimi, në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komuniakcion, të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësinë e këmbësorit.

Në suaza të projektit “Kultura e komunikacionit te fëmijët në institucionet parashkollore” sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në kopshtin për fëmijë “11 Tetori” objekt “Butel 2” i cili gjendet në rajonin e komunës së Butelit.

Previous Edhe një tërmet dridhi Maqedoninë, më i fuqishëm
Next Maqedoni, filloi viti akademik 2016/2017

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Në mesnatë skadon afati për propozime për anëtarë të këshillave zgjedhorë

Deri sonte në mesnatë partitë politike të Maqedonisë që duan të marrin pjesë ne zgjedhje duhet të parashtrojnë propozime deri te komisionet komunale zgjedhore (KKZH) për anëtarët e këshillave zgjedhorë

Maqedoni 0 Comments

Zaev: Marshi qytetar më 11 tetor, Lufta vazhdon, zëri fiton!

“Lufta vazhdon – zëri fiton! Kjo moto  na bashkoi ne iniciatorët e Marshit qytetar, për  të cilin jemi këtu sot që ta njoftojmë. Vera Bunteska, Zllatko Origjanski, Tomçe Kezharovski, Irena

Maqedoni 0 Comments

FRODEM ngre iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë për rregulloren e Gjykatës Kushtetuese

“Më 16 mars kemi ngritur iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë për fillimin e procedurës së kushtetutshmërisë të disa dispozitave të rregullores së Gjykatës”,  njoftojnë nga partia FRODEM, njofton

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply