Babai i Noizyt flet për gjendjen e të birit dhe për momentin kur e takoi

Babai i Noizyt flet për gjendjen e të birit dhe për momentin kur e takoi

Babai i Noizyt, Bashkim Rajku, ka komentuar përleshjen e armatosur në Prishtinë, ku mbeti i plagosur djali i tij.

“Noizy është shëndoshë e mirë si kokrra e mollës. Është gjuajtur me një pistoletë kalibër shumë të vogël, dhe ka marrë një gërvishtje të lehtë në këmbë. Dhe nuk është aspak e vërtetë që është plagosur në kokë. Noizy të martën në mbrëmje ka performuar në Ferizaj me program të plotë. Madje salla ku është mbajtur koncerti ka qenë më plot se herët e tjera”, ka thënë ai për Summer Pages të Gazeta Shqiptare.

Më tej, Rajku ka treguar se lajmin e sherrit e ka marrë vesh nga mediat dhe menjëherë është nisur për në Kosovë, ku dhe ka takuar të birin e plagosur në spital. Si një nga personat më të afërt me të, ai tregon se si e gjeti Rigelsin në Kosovë.“Kur e pashë, ishte duke qeshur. ‘S’kam asgjë’, më tha, ishte fare i qetë. Dhe me të vërtetë nuk kishte asgjë; sapo mori mjekimin doli menjëherë nga spitali”, ka shtuar babai i këngëtarit të mirënjohur.

Sipas Bashkimit, reperët nga Kosova i kanë sulmuar ata nga Shqipëria sapo i kanë parë, me qëllim poshtërimin e reperit. Ai ka thënë se ata kanë përdorur armë, ndërsa Noizy së bashku me pjesëtarët e tjerë të OTR kanë qenë të paarmatosur.

Mes gjithë kësaj historie ai nuk harron pa përmendur edhe policët e Kosovës, që sipas tij, kanë qenë të paaftë për të mbrojtur Noizyn, ndaj dhe atij i është dashur të vetëmbrohet.

Kujtojmë që nga përleshja në Prishtinë, Noizy dhe Varrosi mbetën të plagosur, ndërsa Cozman dhe një mik i tij u arrestuan.

Previous “Tingujt e Çarshisë” dhe “Të gjithë së bashku” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit
Next Maqedoni, përdorimi i Gjuhës Shqipe fut në sherr politikën

About author

You might also like

Showbiz 0 Comments

Martohen Geti dhe Marina

Ishte njëra ndër lidhjet me të përfolura në showbizin shqiptar, njofton Klan Kosova. Geti dhe Marina ishin pothuajse çdo ditë pjesë e shtypit rozë për lidhjen e tyre që me

Showbiz 0 Comments

Noizy merr kreun në Top List

Ndryshimet nuk kanë të sosur në klasifikimet javore të “Top List”, por e vetmja gjë që s’ndryshon këtë javë është që majën e hit-listës e zotërojnë meshkujt. Ledri Vula lëshon

Showbiz 0 Comments

Billboard shkruan për Erën – paralele me Rihannan dhe Sian (Video)

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Era Istrefi, është ylli i fundit që ka tërhequr vëmendjen e Patrick Moxey – nis shkrimin Billboard. Themeluesi dhe presidenti i Ultra Music thotë se për herë

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply