Shekerinska: Front i gjerë opozitar për t’i thënë “jo” frikës dhe izolimit

Shekerinska: Front i gjerë opozitar për t’i thënë “jo” frikës dhe izolimit

Më 2 tetor do të mbahet kongresi tematik i LSDM-së, kur do të vendoset se si do të jetë koalicioni që do të duhet ta fitojë Nikolla Gruevskin, transmeton Portalb.

Kongresi do të mbahet në dy pjesë. Në pjesën e parë do të trajtohet tema e koalicioneve, ndërsa pjesa e dytë për prioritetet e programit politik.

“Vlerësojmë se qytetarët janë lodhur nga sherret dhe konfliktet politike pakufi. Prandaj, ne në kongres do të tentojmë të krijojmë hapësirë për front të gjerë, që do t’i thotë “Jo” varfërisë, izolimit dhe frikës që po mbizotërojnë në Maqedoni”, ka deklaruar për “Plusinfo” nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

Në mesin e muajit nëntor do të mbahet edhe një kongres, ku do të flitet për listat e kandidatëve për deputet.

“Për dallim nga disa parti tjera, në veçanti ata që janë në pushtet, që listat i bëjnë në një rreth të ngushtë prej 15 personave, në LSDM, vendimet edhe për bartës, por edhe për listat, vendoset në kongres”, është shprehur Shekerinska.

Previous Balotelli do të kthehet në Angli
Next Samsung po bën gati një model të ri të versionit Galaxy Grand

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Moti me mjegull në Maqedoni, anulohen disa fluturime

Për shkak të mjegullës së dendur sot në mëngjes në aeroportin e Shkupit janë anuluar një pjesë e fluturimeve të planifikuara, ndërsa nuk është realizuar asnjë aterrim. Mjegull ka edhe

Maqedoni 0 Comments

Zaev: Le të fillojë VMRO-DPMNE me fushatën, pastaj LSDM do ta tregojë strategjinë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot në një bisedë telefonike me Agjencinë e Lajmeve “Meta”, tha  se ende është herët që t’i zbulojë strategjitë partiake për më 5 qershor, transmeton

Maqedoni 0 Comments

Në Shkup gjenden të vdekur një vajzë dhe një djalë

Mbrëmjen e së mërkurës në një banesë në rrugën “Vladimir Komarov” në Maqedoni, është gjetur trupi i të ndjerës Marija M. (1991) nga Ohri. Ndërkohë në anën tjetër, në shkallët

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply