Zaev: Marshi qytetar më 11 tetor, Lufta vazhdon, zëri fiton!

Zaev: Marshi qytetar më 11 tetor, Lufta vazhdon, zëri fiton!

“Lufta vazhdon – zëri fiton! Kjo moto  na bashkoi ne iniciatorët e Marshit qytetar, për  të cilin jemi këtu sot që ta njoftojmë. Vera Bunteska, Zllatko Origjanski, Tomçe Kezharovski, Irena Ristiq, Beni Shaqiri, Atanas Kostovski Vlatko Vasil dhe unë, ju ftojmë të merrni pjesë në Marshin qytetar  më 11 tetor, të gjithë së bashku të dërgojmë një mesazh të fortë të lirisë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai porositi se, veprimi qytetar vazhdon dhe se sipas tij, qytetarët e bënë një bashkim për t’ia kthyer jetën dhe lirinë vetes.

“11 tetori është një simbol i luftës për liri, i kundërshtimit qytetar, i kryengritjes së popullit, i fitores. Për këtë arsye marshi ndodh më 11 tetor. Ne vërtetojmë vendosmërinë tonë për të luftuar për një jetë dinjitoze në vendin tonë. Do të marshojmë për të luftuar varfërinë, për paga më të larta, vende pune, për të rinjtë që duan të jetojnë në vendin e tyre të lindjes. Do të marshojmë për drejtësi, barazi, do të marshojmë për zërin e qytetarëve. Sot, pas 75 vitesh nga themelimi i radhëve të partizanëve, arma jonë është zëri ynë. Është  zëri që  thotë  PO jetës në Maqedoni dhe  zëri që i thotë JO regjimit”, tha Zaev, duke i ftuar të gjithë, individët, shoqatat, komunitetet, partitë demokratike politike, “të kaltra, të larme, të kuqe, të qytetit, nga fshati për t’u bashkëngjitur”.

Previous Të punësuarit në mbrojtje paralajmërojnë grevë për shkak të mospërmbushjes së kërkesave
Next Zidane: Nuk kam frikë nga shkarkimi

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

KH: Refugjatëve mysliman në Gjevgjeli po u shpërndahet mish derri

Problemi më i madh në kampin në Gjevgjeli paraqitet me shpërndarjen e ushqimit, njofton TV21. Nga para do kohësh, organizatave jo qeveritare dhe humanitare iu është ndaluar që të shpërndajnë ushqim,

Maqedoni 0 Comments

Shkup, shpenzime të mëdha për kompenzimin e dëmeve për sulmet e qenve endacak

Opinioni ishte i tmerruar nga ngjarja e përgjakshme në lagjen e Shkupit Aerodrom, kur një qen kafshoi dy gra të moshës 40 vjeçare dhe katër fëmijë të moshës 10 deri

Maqedoni 0 Comments

Ristovska: Detyrë e institucioneve është që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me ne

Kuvendi, para vendimit për shpërbërje, që të mërkurën vonë në mbrëmje e deklaroi kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, nuk i përmbushur të gjitha detyrat ndaj Prokurorisë Speciale. Deputetët as nuk

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply