Fjolla Morina së shpejti me këngë të re, a do të konkurrojë në “Kënga Magjike”? (Foto)

Fjolla Morina së shpejti me këngë të re, a do të konkurrojë në “Kënga Magjike”? (Foto)

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, së fundmi është mjaft e angazhuar me spektaklit “Dance with me 3”, ku nga java në javë po sjell performanca nga më të ndryshmet.

Por, Fjolla nuk e ka lënë anash as angazhimin e saj në muzikë, pasi shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor për fansat.

Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shihet në studio teksa incizon këngën e re te producenti Cricket Beats.

 

Këngëtarja aktualisht është kthyer në Prishtinë për realizimin e kësaj kënge, ndërsa po përflitet se ajo këtë vit mund të konkurrojë edhe në “Kënga Magjike”.

Pjesëmarrja e saj në një nga spektaklet më të njohura të Televizionit Klan, të çojnë rreth mendimit se ajo mund të jetë një nga konkurrentet e festivalit këtë vit, duke marrë parasysh se të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në “Dance with me 2” vitin e kaluar, ishin pjesë e “Kënga Magjike”.


Ndërkohë që Alban Ramosaj, një nga konkurrentët në edicionin e sivjetmë të “Dance with me”, javën e kaluar ka prezantuar edhe këngën e tij më të re “Aurora”, pjesëmarrëse në “Kënga Magjike 2016”. /Telegrafi

Previous Edhe 654 policë të rinjë i bashkohen MPB-së
Next Dua Lipa fton në skenë fansat e saj që të vallëzojnë me të

About author

You might also like

Showbiz 0 Comments

Ledri xhiron klipin e ri

Ledri Vula do të vijë me projektin e tij më të ri. Njëri nga reperët më të njohur shqiptar, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën ka zgjedhur që edhe

Showbiz 0 Comments

Fotografi e rrallë e Morena Tarakut nga shkolla e mesme, ja sa ndryshe dukej (Foto)

Morena Taraku është një nga femrat më të përfolura të skenës shqiptare. Bukuroshja, e cila “Miss Kosova” u shpall në vitin 2010, prej vitesh është futur edhe në skenën muzikore

Showbiz 0 Comments

Një baladë romantike nga Aida Doçi (Video)

Këngëtarja që njihet për zërin e mrekullueshëm për këndimin e baladave, Aida Doçi, ka sjellë një këngë pikërisht të këtij lloji. “A je mirë” titullohet kënga, e cila është kompletuar

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply