Iniciativat për shpërndarje të Kuvendit në duar të Veljanovskit

Iniciativat për shpërndarje të Kuvendit në duar të Veljanovskit

Prej Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, tani për tani nuk ka përgjigje konkrete se a do t’i vendosë në rend dite iniciativat për shpërndarje të Kuvendit, por jo-zyrtarisht mësohet se të njëjtat deri të hënën nuk do të gjenden në rend dite të Kuvendit, njofton Portalb.

“Kryetari i Kuvendit po punon sipas Rregullores dhe seanca e parë e ardhshme është caktuar për 17 tetor dhe në të është Buxheti”, thonë nga Kabineti i Veljanovskit.

Sipas burimeve, Veljanovski, ka afat prej 10  ditëve që të caktojë seancë të re në të cilën do të vendosen në rend dite këto iniciativa.

Praktika deri më tani tregon se, Veljankovski cakton seancë pasi që koordinatorët partiak do të arrijnë marrëveshje. Nga VMRO – DPMNE dhe BDI edhe përskaj insistimeve të gazetarëve, ata nuk tregojnë se a do të votojnë për këto iniciativa.

VMRO – DPMNE, sot paradite i bëri thirrje LSDM-së, që të dorëzojë iniciativë për shpërndarje të Kuvendit, ndërkaq pasi që LSDM paralajmëroi se do të dorëzojë iniciativë të tillë, VMRO – DPMNE është në heshtje. /Portalb

Previous “Lamborghini” kosovar i ndërtuar nga djaloshi nga Gjilani (Video)
Next Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Shkupit

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Fillimi Maqedoni Lajme “Most” kërkon ndryshime të ligjit për shkurtimin e afateve për pastrimin e Listës Zgjedhore

Organizata Joqeveritare “Most”, me qëllim që të përshpejtimit të procedurave administrative për kontrollimin e të dhënave jokonzistente dhe për kontroll në terren të grupit të dytë me të dhëna jokozistentente

Maqedoni 0 Comments

Opozita i thotë JO zgjedhjeve pa zgjidhje

Zgjedhjet pa zgjidhje varrosin demokracinë. Media të lira dhe Listë e pastër e zgjedhësve janë komponentë kryesorë për të siguruar zgjedhje kredibile, të pranueshme nga gjitha palët. Këto janë përfundimet

Maqedoni 0 Comments

Ministri Kuçi në takim të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjetikës

Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjetikës në takimin e sotëm votoi listë të projekteve të përbashkëta në infrastrukturën energjetike, si dhe për direktivat evropiane në pjesën e mjedisit të

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply