Stropnicky: Republika Çeke do të vazhdojë mbështetjen për Maqedoninë

Stropnicky: Republika Çeke do të vazhdojë mbështetjen për Maqedoninë

Ministri i Mbrotjes i Republikës Çeke, Martin Stropnický, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, pas takimit me homologun e tij maqedonas, Zoran Jolevski, deklaroi se Maqedonia është një partner i afërt dhe i rëndësishëm i Republikës Çeke dhe se për këtë dëshmi janë takimet e shumta mes krerëve të lartë dhe përfaqësuesve shtetëror mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Stropnický duke theksoi se Republika Çeke i kupton synimet e Maqedonisë për anëtarësim e saj në BE dhe NATO, shtoi se vendi i tij sikurse në të kaluarën edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbështet synimet e Maqedonisë. Ai në vijim theksoi edhe rolin e Maqedonisë në krizën e emigrantëve për të cilën siç tha ai, Maqedonia luan një rol të rëndësishëm dhe nuk duhet të lehet e vetmuar në këtë fushë.

“Për sa i përket krizës së emigrantëve, ne qartë shohim se Maqedonia ndodhet në një situatë vërtetë të komplikuar dhe kjo ka një rol shumë të rëndësishëm. Në këtë drejtim, ne nuk do ta lëmë Maqedoninë të vetme dhe nëse kjo situatë në të ardhmen përkeqësohet ne jemi të gatshëm të mbështesim në ndihmë materiale dhe burime njerëzore”, deklaroi Stropnický.

Ministri Stropnický nuk përjashtoi mundësinë për një valë të mundshme të emigrantëve në të ardhmen. Ai bëri të ditur se gjatë ditës së nesërme do të vizitojë edhe kampin e refugjatëve në kufirin jugor me Greqinë, ku do të njoftohet me gjendjen në kufirin jugor të vendit, nga ku kalonin emigrantëve.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtes i Maqedonaisë, Zoran Jolevski, theksoi se me homologun e tij çek janë dakorduar që të vazhdojë bashkëpunimi mes dy vendeve dhe të shkëmbejnë informacione në fushën e krizës së emigrantëve. Ai theksoi se Republika Çeke, gjithmon e ka mbështetur Maqedoninë në shumë aspekte, përfshirë edhe në krizën e emigrantëve.

“Biseduam edhe për aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë. Unë theksova se Maqedonia i ka përmbushur të gjitha kushtet për të marrë ftesë për anëtarësim në NATO. anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin e Maqedonisë, por edhe për të gjithë rajonin”, deklaroi Jolevski.

Ministri çek Martin Stropnický, i shoqëruar nga homologu i tij maqedonas, u prit edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mori vendim për vazhdimin e afatit të gjendjes së kriës deri më 30 qershor 2017, për shkak të siç thuhet, hyrjes dhe tranzitimit në rritje të emigrantëve nëpërmjet territorit të Maqedonisë.

Previous Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Shkupit
Next Gjashtë ordinanca të reja të specializuara kanë arritur marrëveshje me FSSHM-në

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Riten çmimet e benzinës dhe naftës

Benzina Eurosuper BS 95 prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohet për 1,5 denarë, ndërsa Eurosuper BS 98, disel dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për dy denarë, vendosi

Maqedoni 0 Comments

BE: Jemi të gatshëm të ndihmojmë për ballafaqim me pasojat nga moti i ligë

Bashkimi Evropian sonte tregoi gadishmëri që t’u ndihmojmë autoriteteve të Maqedonisë në ballafaqimin me pasojat nga moti i ligë në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës. “Në këto momente të

Maqedoni 0 Comments

Fillon fushata për zgjedhjet e 5 qershorit

Sipas Librit të afateve për kryerjen e veprimeve zgjedhore, sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5. Fushata zgjedhore do të zgjasë deri më 3 qershor në

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply