Kujdes ku parkoni, “Karrotreci” dje në Shkup hoqi 96 automjete

Kujdes ku parkoni, “Karrotreci” dje në Shkup hoqi 96 automjete

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë të gjithsej 17 fatkeqësive në komunikacion, në të cilat janë lënduar tetë persona.

Siç informuan për MIA-n nga SPB – Shkup, gjatë ditës së djeshme, pas kontrolleve të kryera ndaj pjesëmarrësve në komunikacion, nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh kundërvajtjesh.

Janë sanksionuar gjashtë shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një  shofer e ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe nëntë shoferë kanë drejtuar automjetet pa patentë shoferi, përkatësisht në mënyrë të paregjistruar.

Janë hasur edhe tre shoferë të cilët gjatë drejtimi të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo kanë përdorur celularin dhe gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit të specializuar, gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 96 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si të komunikacionit këmbësorik ashtu edhe atij motorizues.

Previous Ky model i Mercedes-AMG është konkurrent direkt i BMW M4 GTS (Video)
Next Han: Është me rëndësi që kushtet për zgjedhje të besueshme të përmbushen plotësisht

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Fuere: Maqedonia në krizë të thellë, BE-së i duhet të marrë qëndrim të fortë

Ish ambasadori evropian në Maqedoni, Ervan Fuere në një shkrim për ngjarjet në Maqedoni përmendi rrugën që duhet ndjekur drejt zgjidhjes së krizës politike. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet që

Maqedoni 0 Comments

Zhbllokohet hyrja e perimeve në kufi të Shqipërisë

Maqedonia zhbllokon hyrjen në kufi të perimeve të Shqipërisë. Kamionët që ishin bllokuar në kufi, tanimë janë lejuar të hyjnë në territorin e Maqedonisë, njofton aktuale.mk Nga 9 kamionë sa

Maqedoni 0 Comments

Kostovska: Kujdes me ujin e pijshëm dhe ushqimet (VIDEO)

Edhe nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë banorët e regjioneve të kapluara nga vërshimet t’i ndjekin informacionet e sigurisë së ujit të pijshëm përmes mediumeve, transmeton televizioni 21. Ata thonë të përdoret

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply