Nikolla Ivanovski – kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Nikolla Ivanovski – kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Nikolla Ivanovski është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë. Ai sot në kolegjiumin e Gjykatës, është zgjedhur me dy të tretën e votuesve dhe do ta zë vendin e Elena Goshevës, të cilës i kalon mandati më 1 nëntor, njofton Portalb.

Ivanovski ishte si më i pëlqyeri i Goshevës. Për gjykatës kushtetues u zgjodh në vitin 2012.

Përndryshe, mandati i Goshevës, do të kalojë për dy javë dhe për të mos u bllokuar puna e Gjykatës, gjykatësit kushtetues kanë zgjedhur kryetar të ri.

Mandati i gjykatësve zgjatë nëntë vjet, pa të drejtë që përsëri të zgjidhen.

Kryetari i ri do të ketë mjaft punë. Tanimë një vjet, në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndron iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmëri së ligjit për Prokurorisë Speciale Publike, ndërkaq ai që do të zgjidhet, do të duhet që të caktojë seancë për deklarimin për këtë iniciativë. /Portalb

Previous Riten çmimet e benzinës dhe naftës
Next Klubi që u krijua shtatë vite më parë, sot është pa humbje dhe kandidat për titull në njërën nga ligat më të forta në botë (Foto/Video)

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Shuhen shpresat e Rusisë, ushtria amerikane hyn në Maqedoni (Foto)

Në gjashtë karvane me nga 20 automjete luftarake sot në vendkalimin kufitar “Deve Bair” nga Bullgaria në Maqedoni do të hyjnë 300 pjesëtarë të Forcave të armatosura të SHBA-së të

Maqedoni 0 Comments

Tabelat e reja shqipe në Shkup, përplot gabime

Vazhdon tjetërsimi i gjuhës shqipe në tabelat e rrugës në Shkup. Udhërrëfyesit janë të mbushur me gabime drejtshkrimore edhe atë vetëm në mbishkrimet që janë në shqip, shkruan Alsat-M. Nga Qyteti

Maqedoni 0 Comments

Sulmohet vetura e Zaevit në Shkup

Para disa çasteve është sulmuar vetura e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, njoftuan disa portale proqeveritare në gjuhën maqedonase. Vetura e tij është gjuajtur me vezë deri sa ka levizur

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply