TIM kërkon që institucionet të ndërmarrin hapa konkrete pas revizionit në Ministrinë së Arsimit

TIM kërkon që institucionet të ndërmarrin hapa konkrete pas revizionit në Ministrinë së Arsimit

“Transparency International Macedonia” (TIM), u bën thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë pas publikimit të të dhënave të Raportit përfundimtar të revizorit shtetëror kompetent për revizionin e realizuar të raporteve financiare bashkë me auditimin e revizionit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në llogari të buxhetit themelor për vitin 2015, sipas të cilit konstatohen një numër i madh i parregullsive gjatë punësimit të personave dhe harxhime të paparamenduara të parave publike të cilat Ministria i ka pasur në dispozicion, njofton Portalb.

“Duke e pasur parasysh se Raporti e Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR), përmban bazë dyshimi për kryerjen e parregullsive të cilat në vete përmbajnë disa vepra penale, është shqetësuese që institucionet kompetente ende nuk kanë reaguar për atë. I bëjmë thirrje ESHR-së që në bazë të ligjit institucioni në fjalë t’ia dorëzojë raportin Komisionit për Parandalim të Korrupsionit dhe deri te Prokuroria Publike e Maqedonisë me qëllim që ata të veprojnë më tej me rastin”, thuhet në reagimin e TIM-së.

TIM, vlerëson se është e palejueshme që të injorohen raportet e revizionit dhe për këtë kërkon që institucionet kompetente sa më shpejtë t’i shqyrtojnë të dhënat nga ato raporte dhe të ndërmarrin hapa konkret për locimin e përgjegjësisë për kryerjen e parregullsive. /Portalb

Previous OnePlus 3T me Snapdragon 821 është në përgatitje
Next OEMVP në takim me Zëvendësministrin plotësues të Financave Kire Naumov

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

DW: Ivanov gjendet para dy dilemave, të jep dorëheqje ose të tërheq vendimin

Radio DW në gjuhën maqedonase shkruan se Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov do ta tërheq vendimin për falje, ndërsa si skenarë i dytë është që Ivanov të jep dorëheqje të

Maqedoni 0 Comments

Më së ftohti në Berovë me -16 gradë Celsius

Sot më ftohtë është në Berovë, ku janë matur -16 gradë Celsius. Temperatura  mëngjesit në Kriva Pallankë është ulur deri në -11, Lazaropole dhe Mavrovë -10, Krushevë dhe Manastir -9,

Maqedoni 0 Comments

Gjasa për reshje te shiut edhe gjatë ditës së sotme

Sot vendi jonë gjendjet nën ndikim të një mase jostabile dhe të lagësht të Mediteranit e që në orët e pasdites dhe në mbrëmje do të sjell mot jostabil dhe

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply