Një avion rus dhe një amerikan shmangin përplasjen mbi Siri

Një avion rus dhe një amerikan shmangin përplasjen mbi Siri

Zyrtarët amerikanë thanë se një avion rus i është afruar shumë afër një avioni të koalicionit ndërkombëtar, i cili udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara dhe kryen sulme ajrore në Siri.

Një zyrtar ushtarak i tha agjencisë Reuters se aeroplani rus ka qenë aq afër saqë tymi i tij është parë nga piloti tjetër.

Zyrtarët thanë se incidenti, i cili ka ndodhur më 17 tetor, nuk është dukur kërcënues, por duket se është shkaktuar nga piloti rus, i cili “nuk ka qenë i vetëdijshëm për situatën”.

Operacionet ushtarake ruse dhe amerikane në Siri ndjekin procedura të komunikimit, për të reduktuar rrezikun e aksidenteve apo përplasjeve midis qiellit.

Megjithatë, incidenti i fundit pason përafrime të tjera midis avionëve rusë dhe amerikanë.

Muajin e kaluar, një avion rus i është afruar në një distancë prej 10 këmbësh një avioni mbikëqyrës të SHBA-së mbi Detin e Zi.

Previous Ivanov: Qeveria e re do të vendosë për votën për Kosovën në UNESCO
Next Shkarkimi i De Boer mund të vijë gjatë ditës

About author

You might also like

Erdogan kërcënon ushtarakisht edhe Greqinë: Jeni trima sa të shihni avionët tanë

Presidenti turk Erdogan ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake edhe ndaj Greqisë pas sulmit të ushtrisë turke në Siri. Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të partisë, Erdogan tha se

Man Hee Lee nderohet me çmimin “Mahatma Gandhi për paqë pa dhunë”

Man Hee Lee, kryetari i organizatës joqeveritare për paqë dhe kulturë në botë është nderuar me cmimin “Mahatma Gandhi për paqë pa dhunë”. Ceremonia e ndarjes së cmimit u mbajt

“The Donald” President – çfarë ndodh tani?

Rënie e Bursave dhe dollarit, panik mes aleatëve të SHBA: ata aziatikë dhe ata europianë të NATO-s. Një Trump i paduruar që bëhet shumë shpejt i zemëruar (ose i depresionuar)

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply