Maqedonia e zhytur në borxhe

Maqedonia e zhytur në borxhe

Me një vendim të Qeverisë së Maqedonisë për marrjen e një borxhi prej 60 milionë eurove, borxhi i përgjithshëm i Maqedonisë ka arritur në mbi 50 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, apo në rreth 4 miliardë e 760 milionë euro. Ky borxh është më i larti që nga pavarësia e Maqedonisë, 25 vjet më parë, njofton REL.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore dhe të Entit të Statistikave, çdo qytetar i Maqedonisë ka borxh prej 2.370 euro. Apo sipas një vlerësimi tjetër, gjatë tërë këtij vitit, qeveria ka marrë nga 2 milionë euro borxh në ditë.

Nga Ministria e Financave, thonë se borxhet kryesisht kanë të bëjnë me mbulimin e deficitit buxhetor, për investime kapitale dhe shlyerjen e detyrimeve tjera financiare. Por, të kundërtën e thonë ekspertët e çështjeve ekonomike.

“Problemi me borxhin e jashtëm qëndron në atë se pjesa më e madhe e parave që merren nuk kanë një destinacion të qartë të shpenzimit të tyre. Në fakt, tek njohësit e çështjeve ekonomike apo edhe tek opinioni në përgjithësi, krijohet përshtypja se borxhi merret për të mbuluar shpenzimet e mëparshme, apo të gjitha premtimet e qeverisë për rritjen e pensioneve, të asistencës sociale apo edhe të rritjes së pagave të punonjësve të administratës publike”.

“Kjo është shumë shqetësuese dhe mendojmë se ndodhemi në kufijtë e një krize ekonomike me pasoja të rënda”, thotë Marjan Petreski, profesor në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Shkupit.

Ndërkohë, Arben Halili, ekspert i ekonomisë dhe ish-drejtues i Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, thotë se gjendja është alarmante dhe se pasojat e borxhit më së shumti do t’i ndjejnë qytetarët.

“Rritja e borxhit publik definitvisht ka tejkaluar të gjitha mundësitë e ballafaqimit ose peshën që mund të bart buxheti i Maqedonisë dhe në këtë drejtim sigurisht që barrën që duhet ta bartin qytetarët do të jetë shumë e rëndë”.

“Vet fakti se çdo qytetar i Maqedonisë është i ngarkuar me një borxh publik prej 2 mijë eurove, dëshmon se Maqedonia po përballet me një gjendja alarmante e cila arrin të kamuflohet në mënyrë të jashtëzakonshme nga pushtetmbajtësit”, thotë Halili.

Sipas tij, gjendja e tillë është pasojë e investimeve të shumta jo produktive, përfshirë edhe ato në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

Ai thotë se sikur milionat e harxhuar për këtë projekt kundërthënës të investoheshin në infrastrukturë, sigurisht se gjendja do të ishte më e mirë.

Edhe profesori Marjan Petreski, thotë se sikur këto para të shfrytëzoheshin vërtetë për qëllime ekonomike, investime apo mbështetjen e biznesit me siguri se pasojat do të ishin shumë më të vogla.

“Askush nuk e konteston marrjen e borxhit për ndërtimin e rrugëve, apo për ngritjen e infrastrukturës në arsim, shëndetësi apo edhe në infrastrukturën informatike, e kështu me radhë. Pra, e gjithë kjo shihet si investim produktiv, por jo edhe destinimi i tyre për rritje pagash apo për qëllime tjera politike”, thotë Petreski.

Banka Botërore në raportin e fundit i kishte tërhequr vërejtjen qeverisë lidhur me politikën e borxheve.

Ajo nuk e ka paraqitur problem marrjen e borxheve, por destinimin e tyre. Ekspertët thotë se kthimi i borxheve do të jetë një proces shumë i vështirë, por që kjo të mund të arrihet duhet që menjëherë pas zgjedhjeve, cila do parti që të formoj qeverisë duhet urgjentisht të ndryshojë politikën e borxheve apo të heq dorë nga huamarrja joproduktive, pasi në të kundërtën pasojat do të jetë të mëdha për qytetarët e Maqedonisë.

Previous Zidane: Duhet të harrojmë këtë takim
Next Si t’i pjekin në mënyrë të përsosur gështenjat në furrë? (Video)

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

“Fundoset” anija “Rojal Maqedoni” (FOTO)

Shirat e rrëmbyeshëm e kanë rritur nivelin e ujit të Vardarit, për këtë, anija e vendosur në këtë lumë, e quajtur “Rojal Maqedoni”, ka filluar të “fundoset”. E para nga

Maqedoni 0 Comments

Ekspertët e huaj do t’i kthejnë të dhënat eventuale të fshira në DSK

Mundësia për ndihmë ndërkombëtare dhe ekspertizë mbi hulumtimin e bisedave të përgjuara ishte e paraparë në raportin e grupit të ekspertëve të Komisionit Evropian, e udhëhequr nga Rajnhard Pribe, të publikuar

Maqedoni 0 Comments

Maqedoni, ulen çmimet e derivateve

Çmimet në pakicë të benzinave, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri prej sonte do të ulen prej gjysëm deri një denar, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Sipas vendimit,

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply