Si t’i pjekin në mënyrë të përsosur gështenjat në furrë? (Video)

Si t’i pjekin në mënyrë të përsosur gështenjat në furrë? (Video)

Është koha e gështenjave. Qoftë të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e parezistueshme, posaçërisht kur kërkojmë diçka që të na ngrohë.

Duke shikuar këtë video, gatuani ëmbëlsirën e përsosur vjeshtore në furrë, transmeton Telegrafi.

Për fillim ju duhet vetëm një linjë e gjatë përgjatë tërë gështenjës dhe ajo e bërë me thikën për prerje të bukës (me teh si sharrë).

Pastaj qitni në një enë me ujë të ftohtë, shtoni kripë sa mund të kapni me gishta, lërini që të qëndrojnë gjysmë ore në ujë dhe ngroheni ujin.

Fusni në furrë në 200 gradë celsius rreth 15 minuta.

Për të përftuar gështenja perfekt pasi që t’i nxirrni nga furra, mbuloni me leckë kuzhine për 15 minuta.

Kokrrat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike. Ato përmbajnë rreth 40 për qind niseshte, kur janë të freskëta.

 

Gështenjat kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e stomakut dhe të zorrëve, treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen edhe të ushqimeve të tjera, duke aktivizuar organet dhe gjëndrat e tretjes. /Telegrafi

Previous Maqedonia e zhytur në borxhe
Next Vig Poppa vjen me shumë risi: Flet edhe rreth albumit të ri

About author

You might also like

Kuriozitete 0 Comments

Historia e berberit multimilioner, që shkon në punë me Rolls Roys

Në Bangalore të Indisë, një burrë i cili ka pasuri milionëshe, nuk i ndahet profesionit të tij të parë. Ramesh Babu, i cili zanatin e berberit e ka trashëguar nga

Kuriozitete 0 Comments

​Trenat ajrorë në Kinë (Video)

Janë zbuluar në Kinë trenat e parë në botë me bateri “Rollercoaster”, të cilët rrinë të pezulluar nga pista në mes të ajrit, shkruan The Mirror. Janë filmuar vagonët e

Kuriozitete 0 Comments

Djaloshi ‘unik’ me një sy të kaltër dhe një të zi

Në Bangladesh një fotograf profesionist është ndeshur me një pamje të çuditshme, ai ka takuar një djalosh me një sy blu dhe një të zi, ndërsa në mes të flokëve

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply