Bogov: Investimet kanë dështuar, PBV do të rritet për 2,3%

Bogov: Investimet kanë dështuar, PBV do të rritet për 2,3%

Këtë vit investimet kanë dështuar, që ka ndikuar ndaj projeksioneve të rritjes së PBV-së në 2,3% për vitin 2016, deklaroi guvernatori Dimitar Bogov, në prezantimin e projeksioneve markoekonomike të tetorit.

“Dështuan të gjitha investimet: publike, private, të huaja dhe ato vendore. Ambienti në përgjithësi për shkak të krizës politike nuk ishte përkatës dhe ka ndikuar ndaj besimit të investuesve. Rritja e investimeve nuk është siç prisnim gjatë projeksionit të prillit” deklaroi Bogov.

Ai shtoi se ende ekzistojnë rreziqe të pavolitshme në ekonomi ndërsa që lidhen me krizën politike, por edhe me vendet e jashtme.

“Rritja e PBV-së në vitin 2016 do të jetë mes skenarit elementar dhe atij alternativ nga projeksionet e prillit. Ekzistojnë rreziqe të brendshme politike, ka realizime më të ulëta të investimeve, kundrejt realizimeve solide tek konsumi personal dhe eksportit më të lartë” vlerësoi Bogov.

Guvernatori i Bankës Popullore shpreson që pas zgjedhjeve të ketë stabilizim të gjendjeve në skenën vendore politike dhe për këtë shkak zhvillimi do të përshpejtohet dhe do të arrijë 3,5% në vitin 2107 dhe 3,7% në vitin 2018.

Rritja e depozitave në vitin 2016 do të ngadalësohet dhe do të jetë 2,6% për shkak të pasojave të tronditjes në prill dhe maj, kur qytetarët kishin tërhequr 58,5 milionë euro (3,6 miliardë denarë) nga bankat, pas çka Banka Popullore intervenoi me 77 milionë euro në treg.

Në raport me publikimin e borxhit publik, që është 50,6% nga PBV, Bogov vetëm shkurt komentoi se nevojitet konsolidim fiskal dhe stabilizim të borxhit publik.

Previous Vig Poppa vjen me shumë risi: Flet edhe rreth albumit të ri
Next Zyrtare: Ronaldo rinovon me Realin

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Shekerinska: Front i gjerë opozitar për t’i thënë “jo” frikës dhe izolimit

Më 2 tetor do të mbahet kongresi tematik i LSDM-së, kur do të vendoset se si do të jetë koalicioni që do të duhet ta fitojë Nikolla Gruevskin, transmeton Portalb.

Maqedoni 0 Comments

Ermira Mehmeti përlotet në Parlamentin shqiptar deri sa flet për skandalin e përgjimit

Në fjalimin e saj të parë publik pas skandalit të përgjimeve në Maqedoni, deputetja Ermira Mehmeti ka folur nga podiumi i Parlamentit shqiptar duke mos përmbajtur emocionet e forta. “Zgjohem

Maqedoni 0 Comments

Nimic: Pas zgjedhjeve në Maqedoni, rikthehemi me kontestin e emrit

Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë, Methju Nimic konsideron se pas zgjedhjeve në qershor sërish do të krijohen kushte për zgjidhjen e këtij

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply