Ja çfarë thotë raporti i ri i KE-së për Maqedoninë

Ja çfarë thotë raporti i ri i KE-së për Maqedoninë

Komisioni Evropian (KE) edhe këtë vit e ka përsëritur rekomandimin e kushtëzuar për anëtarësinë të Maqedonisë në Bashkimi Evropian (BE), njofton Portalb.mk.

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, tha se vendi patjetër duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet e parapara nga Marrëveshja e Përzhinës.

“Nuk jemi jashtë nga kriza politike e brendshme, pa dallim të hapave të mira në kohën e fundit. Liderët tani kanë mundësi që ta tejkalojnë krizën dhe t’i adresojnë problemet sistematike. Duhet që të zbatohen zgjedhje të besueshme. Maqedonia, ashtu sikur edhe Serbia, kanë luajtur rol të madh në krizën refugjatëve dhe kanë bashkëpunuar me vendet anëtare dhe me shtet fqinje. Komisioni Evropian e ka përkrahur rekomandimin e vitit të kaluar, por e ka kushtëzuar me zbatim të plotë të Marrëveshjes së Përzhinës dhe reformave urgjente prioritare”, tha Han.

Rekomandimi është i kushtëzuar me:

  • Zgjedhjet, të cilat do të duhet të jenë të pranuara nga bashkësia ndërkombëtare,
  • Zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës,
  • Reformat urgjente prioritare

Maqedonia ka mundësi që të ta tejkalojë krizën politike me zgjedhje kredibile. Burimet diplomatike të Komisionit Evropian, thonë se ata kërkojnë nga politikanët që t’i ndihmojnë prokurores speciale, Katica Janeva, duke ia plotësuar kërkesat dhe kërkohet që të vazhdohet afati për ngritje të akuzave si nevojë e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për miratimin e ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve, transmeton Portalb.

Bruksel gjithashtu pret që zgjedhjet të jenë të mira pasi që këtë herë, ata do të jenë më mirë të përgatitur. Kjo do të mundësitë që bashkësia ndërkombëtare të jep vlerësim pozitiv për zgjedhjet. Dhe Brukseli duhet të bëjë raport të ri dhe rekomandimin ta kthejë nga “të kushtëzuar” në rekomandim të pastër.

Sipas burimeve diplomatike “zgjedhjet nuk janë fund i krizës, por fillim i daljes nga kriza”.

Sundimi i ligjit në Maqedoni përsëri ka marrë notë negative. Kështu për shembull, Komisioni vlerëson se “sistemi gjyqësor shkon mbrapa nga vitit 2014”, ndërkaq “pushteti nuk ka treguar vullnet politik për zgjidhjen e problemit”.

“Vendi përballet me krizën më të madhe politike nga viti 2001. Demokracia dhe sundimi i të drejtës vazhdimisht janë sfidë veçmas për shkak të robërimit të shtetit e cila ndikon në funksionimin e institucioneve demokratike dhe fushave kyçe në shtet. Vendi vuan nga kultura politike të ndarjeve dhe mungesës së kapaciteteve për kompromis”, thuhet në Raport.

Shpëtim janë Përzhino dhe Pribe

Në fund të këtij tuneli të gjatë dhe të errët, Komisioni sheh fund në Marrëveshjen e Përzhinës dhe zbatimin e raportit të Pribesë. Sipas burimeve diplomatike, “zgjedhjet nuk janë fund i krizës, por janë fillim i daljes nga kriza”.

Situata ndëretnike ende është e ndjeshme, ndërkaq “Marrëveshja e Ohrit duhet të jetë e kompletuar në mënyrë transparente dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse”.

Më tej, në administratën publike është vërejtur përparim i pamjaftueshëm të rekomandimeve të Komisionit të vitit të kaluar. “Në vend që të suspendohen, kontratat e përkohshme edhe më tej transformohen në të vazhdueshme”, pastaj kritikohet “shfrytëzimi i sektorit publik si instrument politike” ose “trysni ndaj të punësuarve në sektorin publik” ose “politizimi administratës publike në vitin zgjedhor”.

Komisioni vlerëson se shoqëria civile luan rol të rëndësishëm në proceset demokratike dhe atyre u jep balancim. Shoqëria civile është e shqetësuar për shkak të përkeqësimit të klimës politike në të cilën ato punojnë, për shkak “kufizimit të angazhimit të Qeverisë që të hyjë në dialog” por edhe për shkak se politikanët dhe mediat pro-qeveritare, publikisht i sulmojnë shoqëritë qytetare. Shkurt, Komisionit aspak nuk i pëlqejnë sulmet të tipit “sorosoidë”, përcjellë Portalb.

Gjyqësori në regres

Në gjyqësi situata është në regres. Suksesi i dekadave të kaluara në këtë fushë “është shembur nga përzierja e vazhdueshme politike në punën e gjyqësorit”. Raporti shton se “pengesat të cilat i bëhen PSP-së, tregojnë se ka nevojë që në mënyrë më efikase të zgjidhet mangësia e pavarësisë së gjyqësorit dhe të parandalohet drejtësia e selektuar”.

“Korrupsioni edhe më tej mbizotëron dhe ngelet një ndër problemet serioze”, thotë raporti. Dhe shton se ligje ka, por përzierja e politikës në punën e Komisionit Antikorrupsion e zvogëlon rezultatin e punës së tyre.

Korrupsioni mbizotëron në shumë fusha. Edhe më tej është problem serioz. Ende nuk ka rezultate të qartë, veçmas në rastet e funksionarëve të lartë, ndërkaq në luftën kundër krimit të organizuar është e nevojshme që të ketë më shumë kapacitete për hetime, hetim të krimeve financiare dhe konfiskimeve.

Komisioni konstaton se të drejtat njerëzore të qytetarëve të margjinalizuar ende nuk mbrohen.

Liria e shprehjes dhe gjendja e mediave është sfidë serioze në krizën politike aktuale, thonë nga raporti.

Ekonomia nuk ecë përpara

Ekonomia, ashtu edhe sikur vitet tjera, merr notë nga KE. Maqedonia është në nivel të mirë të përgatitjes për treg ekonomik funksional, por “nuk është bërë përparim drejt tregut funksional ekonomik në periudhën e kaluar”. Stabiliteti makro ekonomik është ruajtur dhe përforcuar, para se gjithash për shkak të mbështetjes së harxhimeve të mëdha për infrastrukturë dhe investime të huaja. Megjithatë, KE konstaton se në pjesën e parë të vitit 2016 “ janë vërejtur shenja të dobësimit”.

Kritika në fushën e ekonomisë ka të bëjë me nivelin e lartë të papunësisë, veçmas te të rinjtë. Konkurrenca e sektorit të brendshëm privat është e ulët për shkak të ekonomisë së lartë të hirtë dhe qasjes së rëndë deri te financimi.

Menaxhimi me financat publike nuk janë të përmirësuara dhe borxhi publik vazhdon të rritet.

Ekonomia pëson nga shkollimi i ulët, mungesa e inovacioneve dhe niveli i ulët i investimeve në infrastrukturë. /Portalb

Previous “The Donald” President – çfarë ndodh tani?
Next Modelet e Galaxy S8 me ekrane të lakuara dhe 6GB RAM?

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Rasti i Almirit, sot protestohet para Qeverisë

Iniciativa “Drejtësi për Almirin” për sot paralajmëron protestë masive para Qeverisë së Maqedonisë, me fillim nga ora 13:00. Kjo protestë vjen nga vendimi për rikualifikimin e lëndës dhe lirimit nga

Maqedoni 0 Comments

Doskocil: Maqedonia ka rol udhëheqës për mbrojtjen e kufijve

Maqedonia ka rol udhëheqës në sigurimin e kufijve, jo vetëm në të a.q. Rrutë ballkanike për krizën e emigrantëve, por edhe lidhur me Austrinë dhe Gjermaninë, theksoi ministri austriak i

Maqedoni 0 Comments

Ja kushtet e Zoran Zaevit për të shkuar në Vjenë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha se dy janë kushtet që LSDM të marrë pjesë në bisedimet e Vjenës. Kushti i parë i LSDM-së është që Ivanov t’i anulojë vendimet

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply