Nuk duhet të humbisni qiellin më spektakolar të shekullit!

Nuk duhet të humbisni qiellin më spektakolar të shekullit!

Mbrëmjet e 13-të dhe 14-të nëntorit priten të jenë më të shndritshmet në 70-të vitet e fundit, pasi hëna do të jetë më e madhe dhe më e shndritshme se zakonisht. Sateliti i hënës kryen rrotullime ovale rreth Tokës, prandaj ndonjëherë është më afër planetit tonë. Kjo fazë quhet ‘perigje’ nga astronomët; kur kjo ndodh, hëna është rreth 14% më e madhe dhe 30% më e shndritshme.

Një fenomen i tillë ka ndodhur për herë të fundit në janar të 1948-ës, prandaj këshillohet që të gjithë t’i dedikojnë disa minuta vëzhgimit të qiellit. “Hëna e plotë e 14-të nëntorit nuk është vetëm hëna më e madhe e 2016-ës, por është hëna më e madhe e plotë e shekullit të 21-të,” është shprehur NASA në një deklaratë, duke shtuar se një hënë e ngjashme do të shfaqet sërish në 25 nëntor të 2034-ës.

Por cila është mënyra më e mirë për ta parë?

 

Shkoni në një vend me errësirë, kështu dritat e tjera nuk do të zbehin shkëlqimin e hënës. Nëse mundeni, largohuni nga qyteti dhe vëzhgojeni ngjarjen e rrallë nga një zonë periferike.

Previous Apple me program për shitje të iPhoneve të përdorurura
Next Maqedoni: Prej nesër, nëse si mbani këto pajisje në automjete do të dënoheni

About author

You might also like

Kuriozitete 0 Comments

Njihuni me super jahtin luksoz që shndërrohet në nëndetëse

Kjo është tendenca më e fundit: super jahtet që shndërrohen në nëndetëse. Aktualisht janë prodhuar 5 të tillë. Ato janë të pajisura me dhoma më pamje nga deti, kinema, ashensor,

Kuriozitete 0 Comments

Në lartësinë e luksit: Hoteli super-luksoz me katër rrota! (Foto)

Me ngrohje poshtë, banjë dhe një krevat dopio të gjerë, ky “hotel veturë” vlerësohet të jetë lartësia e luksit, përcjell Telegrafi. Me një kuzhinë mirë të pajisur, një çati prej xhami,

Kuriozitete 0 Comments

Si t’i pjekin në mënyrë të përsosur gështenjat në furrë? (Video)

Është koha e gështenjave. Qoftë të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e parezistueshme, posaçërisht kur kërkojmë diçka që të na ngrohë. Duke shikuar këtë video, gatuani ëmbëlsirën

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply