Nesër, ja cilat vende do të mbesin pa energji

Nesër, ja cilat vende do të mbesin pa energji

Nga ora 8:30 e deri në orën 11:30 nesër (e mërkurë) pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit nga rruga “31” në Sopishtë, ndërsa nga ora 8:00 e deri 14:30 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Zhivko Çento” dhe “Radnjanska” në komunën Qendër dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Petre Piruze” dhe “Helsinski” në komunën e Karposhit.

Në periudhën nga ora 9:00 e deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve “Via Ignjacia” ndërtesat nr.6 dhe 8 “Mice Kozar” dhe “Socialistiçka zora” ndërtesa nr.5 në komunën e Gjorçe Petrovit. Pa energji elektrike nga ora 9 e deri në orën 14:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Arnaqia e Poshtme, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e fshatrave Dobri Doll dhe Rakotinc.

Nga ora 11:00 e deri në orën 12:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e bulevardit “Jane Sankdanski” nr. 134 dhe 135, ndërsa nga ora 12:00 e deri në orën 14:30 një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “istarska” në afërsi të Pishinës olimpike. Shfrytëzuesit nga fshati Bardovci do të jenë pa energji elektrike nga ora 12:30 e deri në orën 15:00. QRMK e Qytetit të Shkupit informon se ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik.

Previous Maqedoni: Prej sot, nëse si mbani këto pajisje në automjete do të dënoheni
Next Mot me diell dhe vranësira mesatare

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Reagojnë Bejli dhe Orav për ndodhitë e fundit në Maqedoni

“Liderët partiak të Maqedonisë kanë përgjegjësi para qytetarëve të Maqedonisë vendin ta kthejnë në rrugën euroatlantike nëpërmjet zbatimit të marrëveshjeve të tyre politike dhe reformave prioritare”, kanë porositur ambasadori i

Maqedoni 0 Comments

Pas vërshimeve, BE e gatshme të ndihmojë Maqedoninë

Bashkimi Evropian ka treguar gatishmëri që t’i ndihmojë autoriteteve të Maqedonisë në ballafaqimin me pasojat nga moti i ligë në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës. “Në këto momente të

Maqedoni 0 Comments

Ish-pjestarët e UÇK-së paralajmërojnë grevë urie në burgjet e Maqedonisë

Ish-pjesëtarët e UÇK-së që po vuajnë nëpër burgjet e Maqedonisë janë pjesë e nismës për t’u futur në grevë urie, nëse presidenti Gjorgje Ivanov nuk falë edhe ate, gjegjësisht 40

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply