Pas 6 vitesh mosmarrëveshje diplomatike, Izraeli emëron ambasador në Turqi

Pas 6 vitesh mosmarrëveshje diplomatike, Izraeli emëron ambasador në Turqi

Izraeli emëroi sot ambasadorin e tij në Turqi, i pari në këtë post prej vitit 2010, duke shënuar në këtë formë normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve pas 6 vite mosmarrëveshje diplomatike.

“Eitan Naeh u emërua nga një komision qeveritar”, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Emmanuel Nahshon.

Naeh aktualisht kreu i misionit të përbashkët në ambasadën në Londër do të bëhet ambasadori i parë i Izraelit në Ankara prej krizës në Mavi Marmara në vitin 2010, ndërsa forcat speciale izraelite kishin goditur një anije që po drejtohej në Gaza, duke shkaktuar vdekjen e 10 aktivistëve turq që ndodheshin në bord.

Pas gjashtë vite të një ftohje diplomatike ku ambasadorët e dy vendeve u tërhoqën nga postet, të dy palët ranë dakort në qershor për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve pas nisjes së bisedimeve sekrete në disa vende të treta. Pas marrëveshjes, Izraeli pranoi të paguajë 20 milionë dollarë dëmshpërblim në formë ndjese për sulmet duke lejuar ndihmën turke për të arritur në Gaza nëpërmjet portit izraelit të Ashdod-it

 
Previous Tërmeti e dridh edhe një herë Maqedoninë
Next A është kjo vetura 300 mijë dollarëshe e Noizyt? (Foto)

About author

You might also like

Shpërthim tjetër në Bruksel, kësaj radhe në stacionin e trenave (Foto)

Në stacionin e trenave në Bruksel, ka ndodhur një shpërthim tjetër.Vendi i shpërthimit është afër institucioneve të BE-së.   Pak orë më parë ndodhën dy shpërthime të njëpasnjëshme në aeroportin 

Trump: Është koha të punohet për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i tha homologut rus, Vladimir Putin, se “tani është koha për të punuar drejt paqes së qëndrueshme” midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, njoftoi

Dubai me rekord të ri: Një rrokaqiell më i lartë se Burj Khalifa (Foto)

Kompania për ndërtimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, Emaar nga Dubai, do të ndërtojë një rrokaqiell të ri që do të tejkalojë lartësinë e Burj Khalifa – aktualisht ndërtesa

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply