Bora dhe mjegulla po e vështirësojnë komunikacionin në disa akse

Bora dhe mjegulla po e vështirësojnë komunikacionin në disa akse

Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë, si dhe aksi Mavrovë – Dibër, njofton LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës.

Mjegull me dukshmëri deri më 50 metra ka në Pletvar, ndërsa borë me intensitet të dobët po bie në Kriva Pallankë, Dibër, Resnjë, Gjavatë, Presekë, Zheleznec, Shtip, Saramzalino, Pavleshenci, Dellçevë, Veles, Negotinë, Kulla dhe Petrovec, ndërsa reshje të dobëta të shiut ka në udovë dhe Gjevgjeli.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Previous Dy ditë para lansimit, 1 milion porosi për Nokia 6
Next Apple me modele të reja më të avancuara të MacBook Pro

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Gjatë fundjavës 28 aksidente në Shkup, 29 persona të lënduar, automjeti special kaçubet ka larguar 123 automjete

Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB-së Shkup kanë ndodhur 28 aksidente, në të cilat më lehtë janë lënduar 27 persona, ndërsa dy janë lënduar më rëndë…Policia e

Maqedoni 0 Comments

Ekonomia rritet, standardi stagnon

Rritja e ekonomisë prej 3,7%, rritje e pagës mesatare prej rreth 1%, ulje e papunësisë parashikohet deri në fund të këtij viti. Ekonomia e Maqedonisë statistikisht edhe në vitin 2015

Maqedoni 0 Comments

Ahmeti: Zgjedhjet janë fillimi i zgjidhjes së krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti ka pritur sot në selinë e BDI në Tetovë Ambasadoren e Belgjikës, Anik Van Kalster. Ata diskutuan për krizën politike, Marrëveshjen e

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply