Sërish gabime në testim, sa ja vlen stresi te nxënësit!

Sërish gabime në testim, sa ja vlen stresi te nxënësit!

Maturantët filluan t’i nënshtrohen testimit eksterrn, i cili edhe kësaj radhe krijoi stres dhe pakënaqësi sit e nxënësit ashtu edhe te mësimdhënësit.

Nxënësit u ankuan për njoftimin e vonshëm të lëndëve të cilave do t’i nënshtrohen si dhe e vlerësojnë si të panevojshëm këtë testim kur ata sërish do t’i nënshtrohen maturës shtetërore në qershor, njofton Portalb.mk.

“Kjo është absurde, të premten na treguan se në cilat lëndë do t’i nënshtrohemi testimin, na kanë lodh kokën, me mijëra pyetje, plot lëndë, nuk kemi kohë as frymë të marrim”, tha L. R., maturante.

“Stresi na mbyti, nuk ju duket pak që t’i nënshtrohemi maturës shtetërore dhe më pas edhe testimit në disa universitete, por na binë në qafë edhe me testim ekstern. Lodhje e kotë, më shumë na duket mundim dhe stres sesa që sjell ndonjë gjë pozitive, ky testim”, tha R. T., maturant.

“Është e turpshme kjo që po na bëhet dhe tani shkaku i zgjedhjeve dhe situatës politike, askush nuk lodhet për neve. Po çfarë të bëjmë ne, ku të ankohemi? Disa ditë u bojkotua mësimi dhe u protestua para disa viteve dhe asgjë nuk u bë. Më jemi dorëzuar, jemi pajtuar me fatin që po na shkatërrojnë”, tha J.R., maturant.

Gjithashtu edhe këtë vit kishte lëshime ashtu si edhe viteve të kaluara.

“Kemi hasur në disa gabime, ka pasur pyetje të përsëritura, ka pasur edhe pyetje të cilat nuk janë përkthyer fare, pra ishin në gjuhën maqedonase. Dhe në disa kishte nga dy përgjigje të njejta, ku nuk e di se cilën ta klikosh të parën apo të dytën” , tha një maturant.

Stres nuk kanë vetëm nxënësit por edhe ne, thonë mësimdhënësit, sipas të cilëve kjo reformë duhet të tërhiqet menjëherë.

“Kjo është absurd që ende vazhdon të realizohet. U vërtetua shumë herë që nuk ka asnjë dobi, asnjë të mirë e pozitive. Dëmtohemi dhe si dhe nxënësit së bashku me prindërit”, tha R.G., mësimdhënës.

Gjithashtu edhe mësimdhënësit shumë herë ngritën zërin kundër testimit, por i njëjti nuk u anulua dhe nuk u tërhoq.

Gjithashtu edhe profesoresha universitare Ajtene Qamili kohë më parë theksoi se teorikisht testimi ekstern dukej një hap i drejtë për ta implementuar në arsim, por se në praktikë, rezultati ishte krejtësisht i kundërt nga ai që pritej.

“Me testim prej 60 minutash, nuk mund të vlerësohet as masimdhënia e as mësimnxënia dhe në pah nuk ka dalë asnjë përmirësim në sistemin arsimorë. Përkundrazi, tek nxënësit, por edhe familjarët e tyre dhe mësimdhënësit testimi ekstern është bërë stres, kjo gjë ka bërë që të krijohet një manipulim kolektiv”, tha Qamili./Portalb

Previous LG G6 vjen edhe me Google Assistant
Next Brukseli kundërshton zgjedhjet e reja në vend

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Bora dhe mjegulla po e vështirësojnë komunikacionin në disa akse

Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë, si dhe aksi Mavrovë – Dibër, njofton LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në

Maqedoni 0 Comments

Tërmet në Maqedoni

Sot, 14.05.2017 në ora 04:08 sipas orës lokale,  në rajonin e Shkupit është regjistruar tërmet epiqendra e të cilës ka qenë në rajonin qendror të Shkupit afër Haraqinës. Tërmetet kanë ndodhur në

Maqedoni 0 Comments

Ndizet alarmi i verdhë për reshje intensive të shiut në shkup dhe rajone tjera

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka ndezur alarmin e verdhë në katër nga gjithsej katër rajone në vend për shkak paralajmërimeve për reshje më intensive të shiut, transmeton Shenja. Alarmi është ngritur

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply