JENI NËN STRES? Kjo është mënyra më e mirë që të qetësoheni, madje për vetëm PESË MINUTA

JENI NËN STRES? Kjo është mënyra më e mirë që të qetësoheni, madje për vetëm PESË MINUTA

Sasia e caktuar e stresit në jetë është normale, madje edhe e domosdoshme, mirëpo stresi i tepërt pengon aktivitetet normale ditore dhe mund të rrënojë seriozisht shëndetin.Ekzistojnë mënyra të ndryshme qetësimi, mirëpo mbase atë më të thjeshtën dhe më të lehtën e ofron mjekësia tradicionale japoneze, transmeton Telegrafi.

Fjala është për teknikën e vetëqetësimit, të cilën mund ta praktikoni kudo qoftë, por që gjërat t’i bëni sa më mirë, ju nevojiten vetëm 5 minuta që të arrini rezultate.

Sipas besimit japonez, secili gisht i dorës paraqet ndjenjë apo qëndrim të ndryshëm:

GISHTI I MADH – ndihmon të mposhtni anksiozitetin dhe brengën.

GISHTI TREGUES – eliminon frikën.

GISHTI I MESËM – kontrollon zemërimin dhe acarimin.

 

GISHTI I UNAZËS – ndihmon në luftimin e depresionit dhe pikëllimit dhe gjithashtu ndihmon që të jeni më të vendosur.

GISHTI I VOGËL – ul anksiozitetin, ndihmon në ngritjen e optimizmit dhe shton vetëbesimin.

Çfarë duhet të bëni?

– Që të harmonizoni energjinë në trup, kapni gishtin me gjithë shuplakën e dorës tjetër, ashtu që në tërësi të mbështillni me tërë shuplakën.

Mbajeni çdo gisht një deri në dy minuta. Do të vëreni që ndikon kur të hetoni pulsimin.

– Që të qetësoni mendjen, shtrëngoni butë qendrën e shuplakës me gishtin e madh të dorës tjetër dhe mbajeni së paku një minutë.

Ushtroni këtë teknikë çdo ditë dhe do të ktheni qetësinë dhe sërish do të vendosni balancimin tuaj.

Previous Shpjegon “The Economist”: Përse nuk është zbuluar kura kundër kancerit?
Next Han të enjten në Shkup, do të takohet me partitë

About author

You might also like

42 ditë luftë me qelizat e kancerit: Lëngu i austriakut të njohur kundër kancerit!

Gjatë këtyre 42 ditëve qelizat e kancerit janë të uritura dhe vdesin, derisa shëndeti i organizmit komplet përmirësohet, thotë Rudolf Breuss, i cili ka shëruar më shumë se 45.000 njerëz.

A është kafeina shatërvani i rinisë?

Një studim i ri i publikuar në revistën “Nature Medicine” thotë se personat e vjetër me nivele të vogla të inflamacionit (që shkaktohet nga shumica e sëmundjeve) kanë diçka të përbashkët

Zvogëlojeni shtypjen e gjakut duke ngrënë fistikë

Shtypja e lartë e gjakut, njohur ndryshe si hipertensioni, i prekë një pjesë të madhe të njerëzve. Simptomat ndonjëherë nuk mund të vërehen, dhe sëmundja është e rëndësishme të kontrollohet

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply